English

METE u heq licencat 45 shoqërive minerare

Tiranë, 14 tetor 2011, NOA- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u ka hequr sot lejen minerare 45 shoqërive. Nga ana e ministrisë thuhet se revokimi i lejeve minerare për kompanitë që operojnë në sektorin minerar në vendin tonë vjen pasi nuk kanë realizuar detyrimet e tyre ligjore. Vendimi i kreut të METE, Nasip Naço, erdhi pas një vendimi të marrë një muaj më parë, për nisjen e procedurave për revokimin e lejeve minerare për shoqëritë në fjalë. Mësohet se nga kontrollet e bëra mbi subjektet nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore është verifikuar se këto subjekte minerare nuk kanë realizuar detyrimet sipas ligjit, nuk kanë punuar, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse. Në njoftimet përkatëse që iu janë dërguar shoqërive minerare, këto të fundit janë vënë në dijeni për mosplotësimin e detyrimeve ligjore, si mos realizimin e detyrimeve sipas neneve 56,57 dhe 59 të Ligjit Minerar Shqiptar nr.7796, datë 17.02.1994, i shtuar dhe i amenduar, apo mos realizimin e detyrimeve sipas nenit 25 të ligjit nr.10304, datë 15.07.2010 “Për Sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë“. Për këtë arsye, sipas propozimeve të AKBN-së, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, sot revokoj lejet minerare për këto shoqëri. Ndërkaq Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shprehet prerë se do të vijojë të zbatojë me përpikmëri legjislacionin përkatës për sektorin minerar në vend duke penalizuar çdo kompani që nuk realizon detyrimet ligjore.

Shoqëritë minerare që u është revokuar leja:

1. IN - EL - 2001 2. A & S - ALBANIA 3. PALMA 4. LUVAL 5. MOLVA 6. LACE KOLI 7. L.FELEQI 8. L.FELEQI 9. Vjosa . V & S 10. INERTO & CO 11. KEPI I DRAGOJVE 12. LESI 13. BOKA - AXH 14. HAMIT DYLI 15. Rr. Ura Asfaltim Elbasan 16. ALBAXENI 17. GRESI 18. TABAKU 19. I.B.E 20. XBP 21. FABRIKA E TULLAVE PREZE 22. B.E.F 23. STAVRO - INERT 24. SHENGJERGJI 25. RENXA 26. ARJAN 27. KRASTA - C 28. KATANA 29. LAMA 30. PALUSHI 31. KALTERSIA 32. BLEDI - S 33. Echo 34. BABA 2007 35. Cementos Aguila 36. BESA ALBANIA 37. Rr Ura Asfaltim Nr.2, Elbasan 38. KIRCHBERGER 39. ALBANIAN REOSURCES 40. Meçja 41. XHEKER 42. Mineral - Invest 43. Edil Construksion 2000 44. Fusha 45. A – 91 a.y/NOA

KOMENTE