English

Një delegacion zyrtar nga Pakistani, vizitë 5-ditore në Tiranë

Islamabad, 14 tetor, NOA - Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Pakistanit, Fehmida Mirza, do të niset sot për Tiranë, ku do të qëndrojë për një vizitë zyrtare pesë ditore. Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga mediat pakistaneze, delegacioni përfaqësues nga Islamabadi zyrtar që do vizitojë Shqipërinë, do të përbëhet nga pesë anëtarë: Kamer Zaman Kaira, Rubina Saadat Qaim Khani, Rana Mehmoodul Hasan, Nazir Ahmed Bughio dhe Devan Ashiq Hussain Bokhari.

Mësohet se kryeparlamentarja pakistaneze Mirza po e ndërmerr këtë vizitë në Tiranë me ftesë të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Sipas mediave të Pakistanit, kjo vizitë mbart një rëndësi të veçantë pasi të dyja këto kryeparlamentare njihen për kontributin e tyre në arenën e parlamentarizmit në botë.

Ndërkaq, bëhet me dije se përveç takimit me homologun e saj shqiptare, kryeparlamentarja pakistaneze do të takohet gjithashtu edhe me Presidentin, Kryeministrin dhe udhëheqës të tjerë të hierarkisë politike shqiptare.

n.e/NOA

Në foto:Kryeparlamentarja pakistaneze, Fehmida Mirza, që vjen në Shqipëri

KOMENTE