Tiranë, 14 tetor, NOA - Sipas MeteoAlb edhe gjatë të shtunës (15 tetor) deri në mesditë do të mbetemi në kushte të vranësirave dhe shirave me intensitet mesatar. Shira të dendur do të bien në Jugperendim dhe juglindje të territorit, ndërsa në pjesën tjetër të Shqipërisë shirat do të jenë të dobët.
Gjatë pasdites parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat e dobët të zhvendosen vetëm në zonat jugore të territorit, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë me vranësira dhe kthjellime të hër pas hershme. Në mbremje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen gradualisht nga i gjithe vendi.
Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë renie me 3 gradë në vlerat e mëngjesit, por në mësditë do të ketë rënie të ndjeshme, sidomos në jug të vendit, kjo për shkak të reshjeve gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h dhe drejtim perendimorë-veriperendimore, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë 4 ballë.
Europa
Sërisht nesër, Europa perendimore dhe Europa Juglindore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të dominojnë këto rajone. Shira më të dendur do të ketë në Greqi dhe Maqedoni, ku problematike do të paraqitet rënia e menjëhershme e temperaturave, si pasojë e prezencës së shirave gjatë gjithë ditës. Deti Egje dhe Kanali i Otrantos do të mbetet i trazuar, pasi stuhitë e forta të erës do të sjellin dallgëzim të lartë. Në zonat e larta të Norvegjisë dhe Suedisë do të ketë dhe dëborë të dendur. Me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të mbetet dhe Europa Qendrorë Jugperendimore dhe Ballkani Verior.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Greqia alarmon shira intensivë dhe stuhi të forta ere. Bullgaria do të rrezikohet për shira të denur dhe temperatura të ulta. Ndërsa orvegjia rrezikon deborë dhe temperatura të ulta.
a.k/NOA