Tiranë, 14 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 14 tetor 2011.
E përditshmja "Shekulli" hapet me argumentin: "Kukan: Nuk mund të aplikoni para tetorit 2012”, i cili flet për qëndrimin e eurodeputetit Eduard Kuan për statusin e vendit kandidat. Disa tituj të tjerë janë: “Intervistë më pasardhësit e Migjenit”, “Rregullat e reja për maturën shtetërore 2012”.
Gazeta "Panorama" hapet me argumentin kryesor të ditës: "Pëplasjet në PS, Partia e re, Malaj takon Nanon”, i cili flet për një takim të zhvilluar dje mes dy politikanëve. Disa tituj të tjerë janë; “Berisha: Rama më i keq se pushtuesit. Ruçi: Kryeministri të jap dorëheqjen”, “Topi, Berisha e Basha nderojnë Dritëroi për 80-vjetor”, “Topi: Kjo politikë nuk i duhet vendit”
Gazeta "Shqip" hapet me titullin: “Raporti i BE-së, tension në Kuvend”. Disa tituj të tjerë janë; “Sequi: Vdekjet e 21 janarit më tronditën”, “Topi: Shqiptarët duhet të ndjehen të braktisur”, “Video-skandali “Meta-Prifti”, ekspertët nuk kanë pajisje”, “Kuzhe përgatitet për largimin: Po shikoj mundësi të tjera”
"Gazeta Shqiptare" hapet me titullin: "Berisha: Toptanët tradhtarë, Tahirit, ta nxij fytyrën si këpuca”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme në Kuvend të kryeministrit. Disa tituj të tjerë janë; “Bllokohen në Rinas 43 iranianë. Konsullata SHISH nuk dha ok”, “Vritet kampisti në Shkodër, 5 të plagosur në Berat”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA