English

Plumb për pronën në Lezhë, vritet 1 person e plagosen 3

Lezhë, 14 tetor 2011, NOA- Një vrasje me motiv pronën ka tronditur sot qytetin e Lezhës ku një person ka gjetur vdekjen dhe 4 të tjerë janë plagosur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur brenda ambienteve të Gjykatës së Lezhës në pritje të seancës së gjyqit, ku plumbat e befasishëm kanë shënuar të dëmtuar. Ndërsa nuk dihet ende se si kanë mundur që personat të hyjnë të armatosur në gjykatë, Endri Pepa ka ngelur i vdekur. Aktualisht bëhen të ditur vetëm emrat e tre prej të plagosurve të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, Arben Marku, Alban Deda dhe Sokol Sejdia. Gjithsesi nga ana e policisë konfirmohet se viktima dhe të plagosurit janë pjesëtarë të një familje. Ndërsa i plagosuri i katërt ka qenë një kalimtar i rastit i cili është identifikuar si Mark Ndreca. a.y/NOA

KOMENTE