English

Rama, ky pëdorues i mirë i rrjeteve sociale

Tiranë, 14 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Deklarata e katër ditëve më parë e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli se, në PS funksionon një celulë anti – evropiane ka ngjallur debate në rrjetes sociale. E në fakt ka qenë vetë kryetari i PS, Edi Rama, i cili nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Tëitetter i është përgjigjur në mënyrë direkte kryeparlamentares. “Nëse Presidenti dhe unë jemi nje celulë antieuropiane atëherë Jozefina është Marelyn Monroe kurse Saliu John Lennon!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Rama në profilin që mban emrin e tij në Tëitter. Prej kohësh kryesocialisti Rama po përdor median sociale si një mënyre të re komunikimi me opinion publik e në veçanti me mbështetësit e tij. Në ditët e fushtës zgjedhore, rama zgjodhi fillimisht rrjetin social Facebook për të paraqitur programin e tij zgjedhor por edhe për të publikuar takimet me elektoratin gjatë fushatës. Pas zgjedhjeve, Rama nisi publimikimin e shkrimeve të tij në blogjet online, në formën e letrave elektronike në të cilat jepej qëndrimi i tij për çështje të politikës së ditës. Së fundmi, kryesocialisti Rama, krahas konferëncëve për shtyp apo takimit me deputetë të grupit kuvendor, po përdor shumë median më të re në botë, median sociale për të dhënë mesazhet e tij politike, një formë kjo e re por edhe shumë e përdorur nga politikanë apo artistë në të gjithë botën. a.q/NOA

KOMENTE