Tiranë, 14 tetor 2011, NOA – Nëse Presidenti dhe unë jemi një celulë antieuropiane atëherë Jozefina është Marelyn Monroe kurse Saliu John Lennon!”. Ky është mesazhi i kryetarit socialist Edi Rama lëshuar sonte në rrjetin social Twitter. Reagimi i Ramës vjen pasi këto ditë si Berisha dhe Topalli e kanë akuzuar kryesocialistin si njeri antievropian. Rama ka preferuar të mos dalë para mediave këtë të premte për të reaguar ndaj kritikave Berisha-Topalli por përdori rrjetin social. e.t/NOA