Milano, 14 tetor NOA - Zërat për një rikthim në formë huazimi të Smauel Eto’o tek Inter duhet thënë se janë përhapur tej mase, madje deri në Rusi. Megjithatë klubi ku sulmuesi kamerunez po militon aktualisht ai i Anzhi ka mohuar në mënyrë kategorike diçka të tillë. “Edhe në ëndrra është e pamundur të imagjinohet një skenar i tillë”, 0 ka bërë të ditur German Chistiakov, drejtori i përgjithshëm i klubit rus, duke komentuar këtë lajm në forumin e fansave online. Me pak fjalë dyert janë të mbyllura për këtë marrëveshje, të paktën deri në momentin që Moratti të kryejë një lëvizje. r.b/NOA