Tiranë, 14 tetor 2011, NOA- Zëvendës ministri i Financave Alfred Rushaj ka shpjeguar procesin e amnistisë fiskale me shifra konkrete dhe shembuj konkretë. Nëpërmjet një konference për mediat ai u shpreh se falja e detyrimeve për tatimpaguesit ka qenë pjesa më e suksesshme e këtij procesi. Ai ka listuar shifrat dhe tatimet që janë falur për biznesin e vogël, të madh dhe individët duke shtuar se për borxhet e vitit 2010, janë falur 3,446 raste në vlerën 87.8 milion lekë si dhe është bërë pagesa e tatimit për 149 raste në vlerën 15 milion lek . Fjala e plotë e zv.ministrit Rushaj për amnistinë:
Legalizimi i parave cash nga individët dhe personat fizik tregtar
1. Janë legalizuar nga individët 400 milion lekë, nga të cilat është marrë tatim në burim për legalizimin e shumës në të holla nga individët (3%) shuma prej 11,9 milion lekë;
2. Pasuria e paluajtshme e rivlerësuar e bizneseve është në shumën 14 milion lekë, nga të cilat bizneset kanë paguar vetëm 3% të kësaj shume, rreth 418 mijë lek.
3. Kanë bërë rivlerësim pasurie mbi 4 mijë individë. Shuma totale e pasurisë së rivlerësuar është 30 miliardë lekë, për të cilat individët kanë paguar vetëm 300 milion lekë, ndërsa 2.7 miliard lekë u janë falur.
Janë rreth 35 miliardë lekë të legalizuara deri tani.
Ecuria e ligjit të faljes për administratën tatimore është si më poshtë: Në total nga ana e komisioneve të Faljes, janë falur 44,734 raste në vleren 3.6 miliard lekë. Nga ana e biznesit është paguar shuma prej 35,3 milion lek, për 448 raste. E detajuar situata paraqitet si më poshtë. Për borxhet deri në vitin 2008: - Biznesit të madh i është falur shuma 2.5 miliard lekë, për 4,870 raste - Biznesit të vogël i është falur shuma 387 milion lekë, për 14,860 raste - Individëve u janë falur 214,7 milion lek, për 5,317 raste
Për borxhet e vitit 2009: Janë falur 2,013 raste në vlerën 70.8 milion lekë dhe është bërë pagesa e tatimit për 39 raste në vlerën 812 mijë lekë.
Për borxhet e vitit 2010: Janë falur 3,446 raste në vlerën 87.8 milion lekë dhe është bërë pagesa e tatimit për 149 raste në vlerën 15 milion lekë .
Ecuria e ligjit të faljes për administratën doganore është si më poshtë: Në total janë falur 10.7 miliardë lekë detyrime doganore, nga të cilat kanë përfituar 1,456 biznese dhe janë paguar 18,6 milionë lekë. E detajuar, situata paraqitet si më poshtë:
Për borxhet deri në vitin 2008: Janë falur 10.6 miliardë lekë për 1703 raste ( 1327 subjekte ) Për borxhet e vitit 2009: Janë falur 25.5 milion lekë për 63 raste ( 58 subjekte ) Janë paguar 3.5 milion lekë nga 42 raste ( 29 subjekte ) Për borxhet e vitit 2010: Janë falur 97 milion lekë për 111 raste ( 71 subjekte ) Janë paguar 15.1 milion lekë nga 26 raste ( 21 subjekte ) Për automjetet: Janë zhdoganuar 1068 automjete për të cilat janë paguar 220 milion lekë duke përfituar faljen e po kësaj shume. Janë rreth 14 miliardë lekë të faluara deri tani. a.y/NOA
Në foto: Zv/Ministri i Finanacve Alfred Rushaj