Durrës, 14 tetor 2011, NOA- Tre persona nga qyteti i Durrësit përfunduan në duart e policisë pasi iu gjet një qese me lëndë narkotike me peshë 4.8 gram e dyshuar e llojit Cannabis Sativa. Gazmend Balla, 25 vjeç, Riza Koçiu, 26 vjeç dhe Dorian Saraçi, 19 vjeç u prangosën pasi nga hetimet se 25 vjeçari Koçiu kishte blerë drogën te Balla e Saraçi. Në vijim të hetimeve të policisë nga kontrolli i ushtruar në banesën e marrë me qera në lagjen Nr. 13 në Durrës nga shtetasi Gamend Balla, u gjet dhe sekuestrua ne cilësinë e provës materiale sasia prej 1kg e 11.4 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. a.y/NOA