English

Shpërthen makina në mes të Shkodrës, pas vdekjes së drejtuesit në polici 20 vetë

Shkodër, 14 tetor 2011, NOA- Një shpërthim i ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit Shkodër në vendin e quajtur “tek dollari”, ka ndodhur një shpërthim dhe për pasojë ka marrë flakë mjeti tip Benz 240, ngjyre gri, me targë SH 1465 E. Si rrjedhojë e këtij shpërthimi krahas dëmtimeve të makinës ka pësuar plagë të rënda drejtuesi i mjetit Mark Gjoni, 60 vjeç, i cili megjithë ndërhyrjen dhe ndihmën e dhënë në Spitalin Rajonal Shkodër, pas rreth 5 orësh ka humbur jetë. Lidhur me këtë ngjarje u ngrit një grup hetimor të cilët në bashkëpunim me ekspertë të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë kryer të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore, si dhe është bërë grumbullimi i të gjitha provave materiale, të gjetura në vendin e ngjarjes, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme. Sakaq në ambientet e Policisë së Shkodrës, janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje, në lidhje me ngjarjen rreth 20 persona. a.y/NOA

KOMENTE