English

Sllovakia shpëton zonën e euros

Sllovaki, 14 tetor, NOA - Sllovakia i ka hapur më në fund rrugën zgjerimit të ombrellës së shpëtimit të euros, EFSF. Parlamenti votoi për zgjerimin e ombrellës së shpëtimit me një shumicë të madhe të deputetëve të tre partive proeuropiane të koalicionit qeverisës, tashmë të rrëzuar, dhe të socialdemokratëve opozitarë.

Me votimin pozitiv të shtetit të fundit nga 17 shtetet gjithsej anëtare të eurozonës, fondi për mbështetjen e vendeve me shumë borxhe mund të hyjë tani në fuqi. Më parë parlamenti sllovak kishte miratuar vendimin për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në marsin e vitit të ardhshëm.

Këtë e kishin kërkuar socialdemokratët si kusht për votimin e tyre pro zgjerimit të fondit të shpëtimit të euros. Bashkimi Europian e përshëndeti miratimin që Parlamenti sllovak i dha zgjerimit të fondit të krizës europiane.

NOA/DV

KOMENTE