SHBA, 14 tetor NOA - Syzet 3D janë futur pothuajse në të gjitha sallat kinematografike, madje dhe në sallonet e shtëpive tona. Për ata persona që gjithmonë kanë dëshiruar një version më të personalizuar të këtyre syve tashmë mund të themi se i është plotësuar dëshira pasi janë krijuar Vuzix Wrap 1200VR që përfshijnë dhe një ekran të vetin. Pasi vishen ata krijojnë një ekran virtual prej 75 polesh me një largësi prej 3 metrash distancë duke arritur dhe një rezolucion prej 720p. Nëpërmjet portës USB 2.0 mund të lidhen dhe lojërat si Xbox 360 apo PS3, me kompjuter dhe lexues të tjerë portativ. Falë busullës dixhitale dhe sensorit të gravitetit, mund të përdoren për një eksperiencë video-dëgjimore unike. Për fat të keq Vuzix Wrap 1200VR nuk arrin definicionin e lartë dhe çmimi i tyre dhe në këtë gjendje rrotullohet tek 500 dollarët. r.b/NOA