English

Vëllezërit hajdutë alarmojnë durrsakët

Durrës, 14 tetor 2011, NOA – Dy vëllezër, për ditë të tëra kanë alarmuar qytetarët e sidomos femrat në qytetin e Durrësit, derisa kanë përfunduar në prangat e policisë. Riza Luga, 18 vjeç, banues në Durrës është ndaluar nga uniformat blu pasi, dy ditë më parë në lagjen Nr. 7 Durres, në bashkëpunim me vëllain e tij, Hektor Luga, i shpallur në kërkim, kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë shtetases B.T., 27 vjeç, banuese në Durrës, shumën prej 10.000 lekë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Më pas, këta shtetas dyshohet të kenë shkuar në banesën e shtetases H.K., 50 vjeç, banore e lagjes Nr. 7 dhe kanë tentuar t’i vjedhin kësaj të fundit me dhunë shumën prej 100.000 lekë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Po këta persona, në lagjen Nr. 7 Durres, kanë hasur ne rrugë shtetasin M.K., 46 vjeç, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë dhe kanë tentuar t’i vjedhin sende të cilat ai mbante me vete. Hektor Luga, 25 vjec, banues në lagjen Nr. 7 është shpallur në kërkim, ndërsa prokuroria po heton çështjen. a.q/NOA

KOMENTE