English

Vret policen me shpatën e një samurai

Francë, 14 tetor 2011, NOA – Një samurai ka kryer një prej vrasjeve më të çuditshme të kohëve të fundit. Dhe shkaku ka qenë i thjeshtë: Policia i refuzoi mbajtjen e një arme zjarri. Pas përgjigjes negative, samurai ka dalë nga zyra e policisë dhe është kthyer pas disa minutash me një shpatë 80 centimetra të gjatë. Një police është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur pas rebelimit të djalit 33 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në prefekturën e Bourges në Francë. Agresori 33 vjeçar është ndaluar nga një polic tjetër, pasi ky i fundit e ka qëlluar me armë në këmbë. a.q/NOA

KOMENTE
  • Egzon Xooni21:04 - 15 Tetor 2011
    Po mir ja paska ban hahahaha Goed gedannnnnn samurai