English

Vuante nga zemra, vret veten 27-vjeçari

Pogradec, 14 tetor, NOA – Një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës pas probleme që kishte nga sëmundja e zemrës. Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Pogradecit. Viktima është Bledi Blaceri, banues ne lagjen Nr. 5 Pogradec.

Ai është gjetur i varur na banesën e tij paraditen e djeshme nga familjarët. Policia ka nisur hetimet menjëherë për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje familjarë për rrethanat.

Sipas familjarëve, 27-vjeçari prej kohësh vuante nga sëmundja e zemrës. Probleme shëndetësore ka bërë që i riu të kalojë në depresion dhe vrasë veten duke u varur.

a.k/NOA

KOMENTE