Pogradec, 14 tetor 2011, NOA- Një 18 vjeçar nga fshati Buçimas i Pogradecit është prangosur ditën e djeshme pasi ka fyer, kundërshtuar me dhunë dhe goditur me mjet të fortë shufër hekuri dhe një gotë qelqi, shtetasin E.Qeva, 39 vjeç, banues në Vërdovë të Pogradecit. Mësohet se 39 vjeçari ishte me arsim të lartë, me detyrë përmbarues pranë zyrës së Përmbarimit Pogradec ndërsa 18 vjeçari Brusi Gora ka dhunuar edhe punonjësit e policisë, të cilët kishin shkuar tek një karburant në fshatin Buçimas, për të ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Pogradecit, me objekt “Lirim dhe dorëzim trualli”, truall që ishte zënë padrejtësisht nga babai i shtetasit të arrestuar. Ndërkaq ndaj Gorës nisën hetimet ëpr veprën penale “Kundërshtim i një punonjësi që kryen detyrë shtetërore”, “Goditje e punonjësit të policisë” si dhe “Kanosje për shkak të detyrës”. a.y/NOA
Zaptoi tokën për të ndërtuar karburantin, godet punonjësit e policisë
-
Visi Visakos14:35 - 14 Tetor 2011shtet kurv