English

20 minuta aktivitet në ditë, shërbejnë për të patur gjithçka duhet

Londër, 15 tetor 2011, NOA- Për të gjithë ata persona, të cilët nuk kanë shumë kohë në ditë për ti kushtuar aktiviteteve sportive, ekspertët e palestrave kanë lajme të mira për to. Ata kanë thënë se, 20 minuta në ditë janë më se të mjaftueshme, nga ku mund të merrni gjithçka çfarë nevojitet. Disa persona publikë dhe të famshëm kanë arritur të kapin konceptin, bazuar në teorinë se sa më intensivisht që të stërviteni, më pak kohë ju duhet të kushtoni për t’ia arritur qëllimit. Jennifer Aniston, ashtu si edhe supermodelia Helena Christiansen, kanë pranuar se, një seancë 22-minutëshe është e mjaftueshme për to. “Njëzet minuta janë të mjaftueshme për të rritur nivelin e rrahjeve të zemrës dhe për të kryer aktivitet sportiv.”- kanë thënë ato. Disa mbikëqyrës nga “American Council on Exercise” kanë rekomanduar programe të shkurtuara të palestrës, për të gjithë ato persona, të cilët duan të fitojnë rezultatin më shpejt në kohë. Tashmë, palestra të tilla si Virgin Aktiv dhe David Lloyd janë duke ofruar këto shërbime speciale. Por eksperti i palestrës, Steve Baret ka paralajmëruar: “Nëse ju zvogëloni nivelin e stërvitjes tuaj, ju duhet të rrisni patjetër nivelin e aktivitetit ose të vështirësisë së tij.” Sipas “American College of Sports Medicine”, 20 minuta aktivitet me intensitet të lartë (ju duhet patjetër të djersini dhe të rritet niveli i frymëmarrjes), është më i mirë se një aktivitet sportiv 40-45 minuta më pak i fuqishëm. a.koçi/ NOA

Në foto: Jennifer Aniston

KOMENTE