English

5 makinat më të shitura në Amerikë gjatë muajit Shtator

Uashington, 15 tetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi- Tregjet financiare vërtet nuk mund të ndodhen në momente të mira, por konsumatorët amerikanë e dinë saktësisht se çfarë duan, kur vjen momenti për të blerë makina të reja. Kështu, nga lista e shtatë automjeteve në SHBA, përgjatë muajit Shtator, katër prej tyre janë kamionë, të dizenjuar nga “Detroit Three”, ndërsa tre janë makina të vogla, të dizenjuara nga prodhuesit japonez. Kamionçinat përbënin rreth 13 për qind të shitjeve të automjeteve të lehta në muajin Shtator, nga 11 për qind në muajin Korrik. Këtu janë pesë automjete të përzgjedhura nga “The Street” si modelet më të preferuara, gjatë muajit Shtator.

Ford Explorer Në muajin Shtator, Ford Explorer realizoi shitjen e 11.336 njësive, duke mundësuar kështu një rritje prej 204 për qind, nga viti i kaluar. Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2011, shitjet e Ford Explorer janë rritur me 126 për qind, nga shitja e 96.957 njësive. Kompania Ford, prodhuesi kryesor i vendit, tha se shitjet totale të shërbimeve të saj janë rritur me 30 për qind, vetëm nga shitja 48.798 njësive të Ford Explorer. “Konsumatorët janë në kërkim të një ekuilibri të funksionalitetit dhe efikasitetit të karburantit.”- tha Ken Czubay, president i marketingut, shitjes dhe shërbimit në SH.B.A, për shitjet e muajit Shtator.

Dodge Ram Shitjet e Dodge Ram kanë rritur të ardhurat nga shitja me 45 për qind. Kontribuesi i dytë më i madh për fitimet e përgjithshme të fituara ishte modeli Jeep Wrangler, i cili ka realizuar shitjen e 11.388 njësive, duke rritur shitjet me 47 për qind. Gjithashtu, në muajin Shtator, modeli F-Series ka rritur vëllimin e shitjeve me 15 për qind, me shitjen e 54.410 njësive, ndërkohë që shitjet e modelit Silverado kanë rritur të ardhurat me 36 për qind, duke shitur 43.698 njësi.

Chevrolet Tahoe Shitjet nga modeli Chevrolet Tahoe kanë rritur të ardhurat nga shitja me 62.5 për qind, me shitjen e 8.813 automjeteve. Gjatë muajit Shtator, vetëm shitja e kamionëve, ka rritur fitimet me 34 për qind. “Me çmimet e gazit stabilizues, si edhe me ofrimin e një stabiliteti në besimin e konsumatorit, ne nuk ishin të befasuar tërësisht për të parë këtë rezultat kaq të favorshëm dhe pozitiv.” - tha Don Johnson.

Toyota Highlander Në tabelën e shitjeve të modelit Toyota, fitimi më i madh nga automjetet rezultoi të ishte modeli Highlander, i cili realizoi shitjen e 7.309 njësive. “Ne presim që niveli i shitjeve, të jetë në rritje të vazhdueshme, duke filluar nga muaji Tetor, duke vazhduar kështu në të gjithë tremujorin e katërt të këtij viti.”-tha Bob Carter, president dhe menaxher i përgjithshëm i kompanisë Toyota, në një deklaratë të përgatitur.

Nissan Versa Ndryshe nga konkurrentët e tij japonezë, Nissan po përfiton nga nivelet e inventarit të plotë. Nga shitjet e realizuara në muajin Shtator, ka rezultuar se, modeli Altima ka rritur nivelin e të ardhurave nga shitja me 22 për qind, nga shitja e 24.356 njësive, duke e renditur këtë të fundit, në shtatë automjetet më të shitura në SHBA. a.k/NOA

KOMENTE