English

Aplikoi për pasaportë me të dhëna të rreme, ndëshkohet 21 vjeçarja

Korçë, 15 tetor 2011, NOA – Një 21 vjeçare nga qyteti i Korçës po ndiqet penalisht me akuzën për “Falsifikim i letërnjoftimeve”. Policia e qytetit njoftoi se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen D.Nazifi, pasi ka aplikuar dy herë për të marrë kartën e identitetit me të dhena të ndryshme, një herë me të dhënat e motrës së saj dhe herën e dytë me të dhënat e saj të sakta. Po sot, policia e Pogradecit njoftoi arrestimin e Argjent Abrashit, 34 vjeç, banues nëfshatin Dunicë. Ai ishte shpallur në kerkim pasi është dënuar me 10 ditë burg per veprën penale të “Prerje e paligjshme e pyjeve”. a.q/NOA

KOMENTE