Londër, 15 tetor NOA - Arsenali hedh sytë nga Messi i Rumanisë. Bazuar në atë çka shkruhet tek “Daily Mirror”, “Gunners-at” kanë mbetur të habitur nga loja që ka zhvilluar Gabriel Torje me fanellën e Udinezes dhe po e ndjekin rritjen e tij me mjaft vëmendje. 21-vjeçari rumun do të ishte një goditje e përkryer dhe me perspektivë në merkato por me sa duket Arsene Wenger po mendon dhe për Didier Drogba. Sulmuesi 33-vjeçar i Chelsea është në skadim të kontratës së tij me këtë klub dhe si rrjedhojë aventura e tij e gjatë tek blutë e Londrës mund të përfundojë shumë shpejt. Arsenali është shprehur i gatshëm për të marrë në organikën e saj Drogba, kjo duke parë që në skuadër po ndihet shumë mungesa e sulmuesve pasi vetëm Van Persie është i mirëfilltë në këtë rol. r.b/NOA