Tiranë, 15 tetor 2011, NOA - Kryeministri Berisha i dërgoi sot, një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të teatrit Migjeni në Shkodër Ndrek Prela. “Ndarja e nga jeta e Ndrek Prelës, njërit prej personaliteteve më të shquara të botës skenike shqiptare përbën një humbje të madhe për teatrin, botën e artit dhe mbarë Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Sipas kryeministrit Berisha, Ndrek Prela lë pas, një trashëgimi të shkëlqyer në kulturën dhe artin skenik shqiptar. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut tuaj të dashur, i lutem Zotit që shpirti tij të gjejë paqen e amshuar. a.q/NOA