English

Edhe një raport regresi për Kosovën

Nga Selatin Kaçaniku Me një koment se është real dhe se duhet të jemi të kënaqur, mbase edhe të lumtur, për faktin se i “ fituam “ negociatat ( që do të zhagiten për 2- 3 vjet ) për liberalizimin e vizave na është dorëzuar e ne me buzëqeshje e pranuam Raportin e progresit 2011?! Konsumatorin taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës kurrë dhe askush nuk e pyeti asgje, nuk i raportoi asgjë, nuk i kërkoi falje për gjithë këto dështime të finansuara me paranë e konsumatorit taksapagues dhe as që e bëri hesap ndokush ?! Të gjitha institucionet, asociacionet, agjensitë…e Shtetit të Kosovës punojnë dhe i shërbejnë konsumuesit, klientit, pales…së produkteve, ofertave të shërbimeve që janë bazament i sensit dhe i të ekzistuarit të këtyre themelatave shtetërore dhe shumica heshtin lidhur me “ Raportin…”, nuk bëzajnë ?! Këto themelata, tradicionalisht të ngritura mbi manipulimin me votën e lire të sovranit, të popullit, të qytetarit, të konsumatorit…të gjithë të shfaqur (sipas të drejtës së bazuar në Kushtetutën e Kosovës )edhe në formatin e elektoratit vazhdojnë me avazin e vjetër, me shkollën e vetme dhe tradicionale të tyre (të mbaruar pranë mentorit ndërkombëtar) – të mos dine, të mos duan dhe të mos munden të bëjnë asgjë për hajër. Mbrojtja e të drejtave të konsumatorit është nënvizuar si fushë ku nuk është shënuar asnjë progres përkundër faktit se paraqet një nga kushtet me rëndësi për Integrime Europiane. MTI vazhdon të dëshmojë se nuk ka ide se çfarë duhet bërë me këtë segment të rëndësishëm i cili realisht i takon edhe të gjitha ministrive tjera. Së këndejmi edhe barra e përgjegjësisë bie mbi të gjitha ministritë njësoj. Për shkak të performansave të dobëta, për shkak se e drejta e konsumatorit shtrihet edhe në fusha tjera dhe për shkak se ministritë po përqëndrohen në detyrat dhe obligimet e cilësuara si parësore ndërsa këto të konsumatorit trajtohen si sekondare, disa here kamë kërkuar formimin e Ministrisë se mbrojtjes së Konsumatorit. As MTI dhe asnjë Ministri tjetër nuk ia mundëson të drejtën që i takon as nuk ia ofron shansin konsumatorit, klientit, pales, shijuesit, përdoruesit, blerësit…si pagues i drejtëpërdrejtë ose si participues nëpërmes tatimeve, taksave, kontributeve…që t i vleresojë, t i evaluojë cilësitë e produkteve e të shërbimeve të institucioneve, asociacioneve, agjensive…të Shtetit të Kosovës. Përderisa do të mungojë ky evaluim dhe derisa këto themelata vet shërbejnë e vet vlerësohen përmirësim ose ngritje të performansave të tyre nuk do të ketë. Evaluimi nuk i mundësohet as konsumatorit të produkteve ose mallrave?! Në tregun e Kosovës lejohet tregtimi i mallrave me cilësi të dyshimtë, mallra të rrezikshme për shëndetin e ambientin, mallra me afat të skaduar ose të ristampuar, me peshë ( vëllim, masë, sasi, dimenzione ) të pasakta, pa deklaracion të kuptueshëm në gjuhën e konsumatorit, produkte që fyejnë ndjenjat religjioze, lejohen çmimet jokonkurruse…Këto posaçërisht shfaqen te produktet nga importi duke rënuar kështu aftësinë konkurruese të prodhimeve vendore, duke sabotuar zhvillimin ekonomik të vendit dhe rritjen e punësimit, vjeljen e tatimeve e taksave dhe rritjen e akumulimit të Buxhetit…

Drejtësia: Është apostrofuar edhe në “Raportin 2011...”. Ky resor është në menaxhim të drejtpërdrejtë të Qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës “ ndihmon “ edhe në zgjedhjen e kuadrove në të gjithë institucionet – mekanizmat e drejtësisë të cilat nuk janë akoma në nivel të detyrës përkundër rritjes së dukshme të rrogave ? Kjo dëshmon se zyrtarët e Qeverisë të cilët “ morën “ votën e popullit akoma vazhdojnë me ndikimin mbi gjyqësorin dhe pengimin e hapur të sundimit të ligjit. Afro 200.000 lëndë të grumbulluara mbysin çdo shpresë të palëve gjyqësore se do t’u vijë rradha. Lëndët e vogla (me qëllim ?! ) parashkruhen e si të tilla trajtohen edhe lëndë tjera për ç gjë vendosë subjektivizmi i zyrtarëve gjyqësorë.

Policia, përkundër faktit se ka mbi 7.000 pjesëtarë, siq thuhet, të kualifikuar; Përkundër kujdesit shoqëror finansiar dhe mjeteve të kontribuara nga konsumatori por edhe nga klienti / pala taksapaguese e shërbimeve të sigurisë, kujdesit e mbrojtjes policore; Përkundër faktit se Policisë i “ ndihmojnë “ mbi 20 Kompani private të sigurimit fizik; Përkundër…doli se policia nuk është e aftë të vetëmbrohet, as të organizohet… por di të korruptohet ?! Keqmenaxhimi i buxhetit. Kur konsumatori thotë se Buxheti të cilin vet konsumatori e gjeneron duke qenë taksapaguesi kryesor nuk ka shtrirje proporcionale në të gjitha fushat e interesit të konsumatorit – askujt nuk i bën përshtypje. Si konsumator, klient, palë…taksapagues na quajnë edhe jokompetentë për t i shprehur mendimet tona, dëshirat, nevojat, shijet…Përkundër obligimit ligjor, është thënë edhe në “ Programin 2010 – 2014 “, as MTI, as Qeveria, askush akoma nuk e ndau asnjë cent nga të hollat që i kontribuon konsumatori, për: Laboratoret e kontrollit dhe të mbikqyrjes së cilësisë e të përbërësve; Për informimin, arsimimin dhe edukimin e konsumatorëve dhe të pjesëmarrësve tjerë në tregun e produkteve, mallrave e shërbimeve : Për ngritjen e vetëdijes dhe për emancipimin e të gjithë pjesëmarrësve në treg. E gjithë kjo i nevoitet pike së pari po këtyre zyrtarëve të institucioneve të cilët në fjalorin, në vokabularin, në zhargonin e tyre akoma nuk e kanë emrin, fjalën, shprehjen: Konsumator, titull ky të cilin e bartin edhe këta zyrtarë edhe familjarët e tyre. Zzhvillimi ekonomik ndikon drejtpërsëdrejti në standardin dhe mirëqenien e konsumatorit. Ekonomia dhe biznesi zhvillohen edhe duke u mbështetur mbi performancat e arritura në cilësinë, çmimin, sasinë, kontinuitetin e ofertës, e produktit, pra mbi parimet e respektimit dhe zbatimit të plotë të ligjeve e në vaçanti të Ligjit mbi standardet. Ky është edhe interes i konsumatorit. Por, zhvillim ekonomik e së këndejmi edhe satisfaksionim të plotë të konsumatoirit nuk mund të ketë pa strategji të zhvillimit ekonomik. Ndërsa strategji të zhvillimit ekonomik nuk mund as të imagjinojmë pa bërë një identifikim detaj, profesional e shkencor të llojit të tregut që e kemi për momentin në Kosovë. Zyrtarët e institucioneve, asociacioneve, agjensive…të Shtetit të Kosovës, kur për dështimet e tyre barikadohen prapa arsyetimit se çmimet, cilësinë…psh. i rregullon ekonomia e tregut, se ato zhvillolhen mbi parimet e tregut të lire don të thotë se këto mund të ekzistojnë vetëm nëse aplikohen ligjet. Nëse ligjet, si te ne në Kosovë, zbatohen vetëm në masë 30 – 40 % don të thotë se kemi treg kaotik. Le ta themi se krimi i organizuar, korrupsioni, tenderomania, mafioziteti…linden dhe zhvillohen më shumë në ekonomi, në biznes sepse aty përfitimet janë më të mëdha dhe shtrihen deri te xhepi i konsumatorit i cili i fundit e “ pranon faturën “ e aplikueshmërisë së dobët të ligjeve. Monopoli, lulëzon e Konkurrenca legale çalon për shkak të mungesës së vullnetit dhe pranisë së “ izmave “ të ndryshëm. Nga 90.000 biznese që operojnë gjysma e tyre janë ilegale, janë informale, janë ato që operojnë para syve të zyrtarëve ?! Edhe ekonomia ilegale në Anën Veriore të Kosovës pengon konkurrencën e lirë dhe përkrahë krijimin e monopoleve Kështu, biznesi konsumues i shërbimeve shtetërore, akoma i pasistemuar si konsumues dhe nuk i konsumon të drejtat që i takojnë nga Ligji për mbrojtjen e konsumatorit, në një mjedis jo të shëndoshë biznesi kanoset nga konkurrenca e madhe joformale të cilën Shteti “ përton “ ta kontrollojë. Punësimi është i varur nga zhvillimi ekonomik, i bizneseve por edhe nga interesimi dhe vullneti i Shtetit. Pa identifikim, pa strategji zhvillimi.ekonomik nuk ka punësim. Nga 100 të rinjë të diplomuar vetëm 10 prej tyre gjejnë punë, edhe ate punësohen familjarët e pronarëve të bizneseve dhe të zyrtarëve. Afër 55% janë varfanjakë për të cilët Shteti nuk mendon, nuk interesohet as për cilësinë e bukës që ia gatuan ?! Përkundrazi, Shteti organizon Panaire mashtruese të punësimit ( duke anashkaluar Qendrat Rajonale e Komunale të Punësimit ) për të ngrohur e vazhduar ëndrrat e shpresës se do të punësohet dikur ?! E me paratë e shpenzuara për Panairet shterpe e mashtruese ( dhe kotjen e Qendrave të Punësimit ) do të mund të hapeshin një dyzinë vendesh pune ?! Krimi i organizuar dhe korrupsioni e kanë futur dorën shumë thellë në xhepin e konsumatorit. Nuk duhet të jesh shumë i mençur për të vërejtur lidhshmërinë e strukturave të krimit të organizuar dhe të korrupsionit me zyrtarët e themelatave të Shtetit. Sikur mos të ekzistonte ky bashkëpunim po nga këta zyrtarë strukturat e krimit të organizuar dhe të korrupsionit do të ballafaqoheshin me ligjin. Krimi i organizuar, i shoqëruar me mafien politike po zhvillohet e po lulëzon në Anën Veriore të Kosovës ku gjithë kohën e pasluftës menaxhojnë ndërkombëtarët, pra edhe përfaqësuesit e BE-së dhe të KE-së që na e Hartuan edhe këtë “ RAPORT 2011…”: Kadiu të paditë – Kadiu të gjobitë ?! BE e KE duke e amnistuar vetveten edhe kësaj rradhe treguan fytyrën, moralin, etikën e vërtetë. Në shumë sfera, në Anën Jugore të vendit, përgjegjësia ishte e përbashkët. Korrupsioni është bërë veprim për të cilin shumë kush mes zyrtarësh institucionesh në nivel qendror e komunal nuk ka turp nga pasojat etike e morale as frikë nga veprimi i ligjit. Ashtu si është thënë mes nesh edhe “ Raporti 2011…” korrupsionin e adreson në Policinë tonë me aq shumë lavdërata; Në Dogana; Në Administratën Publike; Në Arsim; Në Shëndetësi…Mungesa e rezultateve në uljen ose parandalimin e korrupsionit dëshmon për mungesën e vullnetit të Shtetit të Kosovës për t i bërë zgjedhje këtij kanceri shoqëror që është bërë një nga pengesat kryesore të investimeve nga jashtë në Kosovë. Shëndetësia është vet e sëmurë dhe është iluzion nëse insistojmë që i sëmuri të kujdeset për të sëmurin ?! Problemet e grumbulluara me vite veq sa trashin “ Raportin 2011…” në segmentin ku bëhet fjalë për shëndetësinë. Konsumuesi i shërbimeve mjeksore, spitalore e farmaceutike – pacienti pra ka shumë vërejtje, pakënaqësi, dëshprime…lidhur me ofertat shëndetësore që i bëhen atij. Njësoj si nga ministritë tjera, as pacientit nuk i jipet mundësia t’i evaluojë shërbimet që i ofrohen ani se për to paguan ?! Shëndetsia vuan nga konflikti i intereseve, keqmenaxhimi i barnave, prishja e qëllimshme e aparateve mjeksore, nepotizmi… Arsimi është i tillë që edhe pas uljes së nivelit të arritshmërisë nuk është në gjendje të ngritë performansën mbi 50% të kalueshmërisë së maturës. Ky është “ sukses “ i përbashkët i ciklit fillor dhe të mesëm që i përgaditë të rinjtë për punë ose për studime ?! Arsimi te ne akoma nuk i përcjellë nevojat e ekonomisë, nevojat e bizneseve për kuadro e për profesione, pra as nevojat e konsumuesit të diturisë, të mësimnxënies, të shkencës…pra të nxënësit e të studentit ?! Këtyre konsumuesve nuk i jipet Shansi të vlerësojnë as pedagogët e tyre as institucionet e arsimit fillor, të mesëm e universitar ?! KEK-u, Uji, Ngrohja. Asnjëra nga këto, gjatë ofrimit të shërbimeve, nuk e përmbushë asnjë segment të standardeve duke rënë në konflikt të rëndë me Ligjin mbi standardet. Përkundër këtij fakti, konsumatori jo që nuk gëzon mbrojtje por akuzohet ?! Mospërmbushja e vetëm një standardi, që është element themelor i kontratës për kembimin e shërbimeve ( e mos të flasim për më shumë elemente të standardeve ), është prishje e njëanshme e kontratës, e bën ate të diskutueshme dhe të rinegociushme si dhe e amniston konsumatorin nga përgjegjësia ?! Qeveria qendore dhe ato komunale /rajonale drejtëpërsëdrejti janë të kyçura në përzgjedhjet e menaxhmenteve e prapa tyre qëndrojnë partitë politike ?! PTK-ja qëndron më mire me standardet e ofruara por me punësimin enorm për shkak të lejimit të ndikimeve nga jashtë ka ulur dukshëm fitimet dhe dividendën duke varfëruar Buxhetin. Administrata Shtetërore, Komunale. Po ashtu “ merren nëpër gojë “ për korrupsion, për nepotizëm, për…”. Ato nuk përcjellin nevojat as të drejtat e klientëve, të palëve, as nuk hartojnë strategji, plane ja politika në bashkpunim me ta. Ka ngecje e disproporcione në kohë, në sasi, në cilësi, në…Këto administrata janë të pamotivuara, të ngathta, lehtë të korruptueshme dhe pa mbikqyrje e kontrollë të mjaftueshme. Këto administrata të byrokratizuara e bëjnë klientin / palën nervoz dhe e largojnë ate nga të qenit bashkpunues. Kjo më së miri dëshmohet nga participimi i tyre në tubimet me qytetarët?! Liria e Mediumeve të Informimit është apostrofuar edhe kësaj rradhe si tendencë në vijim e themelatave të Shtetit për ta ngulfatur fjalën e lire dhe të së vërtetës. Të gjitha ato që i fshehin këto themelata nga konsumatori, nga klienti, nga pala, nga… nga taksapaguesi edhe nga audijenca mediale që poashtu është konsumuese e informatës së drejtë, të saktë, me kohë mediumet e informimit i bëjnë publike – jo rrallë edhe duke u rrezikuar. Edhe në mediume “ këta “ e kanë ndarë tregun në “ ata “ dhe në “ tanët “ duke zbatuar në praktikë maksimën “ Përçaj e sundo “. Qeveria, pa e brejtur ndërgjegja, pas “ shqyrtimit “ të “ Raportit 2011…” nuk e pa të udhës të kërkojë falje e të skuqet për, të paktën, performansat joproporcionale me përkrahjen finansiare që e merr nga konsumatori taksapagues, nga qytetari, nga populli…nga elektorati që gjithë Kabinetit Qeveritar ia fali votën, besimin, autoritetin dhe kompetencën e përfaqësimit. Nuk u pa e udhës për të kërkuar falje as për shpenzimet enorme nga Arka Shtetërore e gjeneruar nga konsumatori taksapagues ?! U ndanë “ detyrat e reja “ tepër të ngjajshme me detyrat dhe obligimet e rregullta; U kërkuan përgjegjësitë me “ kërcënim “ se do të kërkohet përgjegjësi. Por, pas asnjë “ Raporti…” deri më sot askush nuk kërkoi dhe askush nuk dha përgjegjësi. As kësaj rradhe prej askujt nuk është kërkuar përgjegjësi. Ndaj është qesharake dhe e papërgjegjëshme që kabineti qeveritar të kërcënohet me kërkim përgjegjësie nëse Qeveria paraprakisht nuk e kishte por as nuk e krijoi brënda vehtes institucionin e përgjegjësisë ?! Kuvendi i Kosovës, duke pranuar në një mënyrë, diskriminimin gjuhësor, nuk i pajisi me kohë kuvendarët me përkthimin e “ Raportit 2011…”. Me leximin e të cilit u privilegjuan vetëm ata që flasin anglisht ?! Reagimi me vonesë i Kuvendit nuk i shërben për lavdë. Tingëllon si mungesë interesimi i cili e ushqen edhe më shumë konstatimin e “ Raportit 2011…” për të qenit të Kuvendit të ndikuar nga Qeveria; Edhe më keq, nga pamundësia për ta vënë nën kontrollë Qeverinë ?! Problemi “ gjuhë “ e përcjellë Kuvendin, në bashkpunim me Qeverinë, edhe kur bëhet fjalë për përkthimin e ligjeve, përkthime këto ( shumica ) të dobëta që i bëjnë të pazbatueshme ligjet. Kuvendi i Kosovës të paktën duhet të insistojë në inkuadrimin e specifikave dhe të çështjeve autoktone në ligjet e kopjuara – për të qenë ato të aplikueshme. Duhet paralelisht të caktohet buxheti por edhe të ngritet kultura e respektimit të ligjeve. Mes Kanunit dhe Kushtetutës po lejohet veprimi i ligjit të grupeve, të fiseve, të partive ose të individëve të cilët po tolerohen të ngriten mbi ligje e institucione ?! Partitë Politike, imponojnë interesin partiak mbi atë të Shtetit, për të cilat hyjnë në debate e “beteja”; delegojnë e caktojnë kandidatë e militantë partiak për poste të ndryshme duke u pozicionuar haptaz edhe kundër cilësisë edhe kundër vlerave. Ato, shumica prej tyre, duke shkelur Ligjin elektoral, duke i manipuluar votat, dëshmuan se nuk përtojnë të bëjnë edhe bishtërime tjera. Pazarllëqet zgjedhore dëshmojnë edhe për moralin dhe etikën e disave që nuk përkon me të përzgjedhurin e popullit. Të gjitha këto i bëjnë të besueshme “ sagat e kulareve “ për ndarjet e tregut, për monopolet, për bizneset, për sponzorizimet, për donatorët…edhe për kostot milionëshe të fushatave zgjedhore. Një kujdes, një brengosje shoqërore, për ekonominë, për…nga partitë e tilla dhe nga zyrtarët e tillë politikë flet qartë për mentalitetin e krijuar dhe për përgjegjësinë e drejtpërsëdrejtë të partive të projektuar edhe në institucionet e Shtetit. Mosndëshkimi sipas meritës dhe peshës së manipulimit me votat flet për nivelin e ndërhyrjeve partiake dhe të institucioneve në gjyqësor. Gjyqësori nuk i respektoi as shpenzimet e bëra me përsëritjen e zgjedhjeve që ishte pasojë e manipulimeve. Të gjitha zgjedhjet u financuan me paranë e konsumatorit taksapagues dhe përgjegjësit për manipulimet dhe për përsëritjen e zgjedhjeve duhet ta kompensojnë gjithë koston.

KOMENTE