English

Malaj: Dështimet e Ramës po mbajnë Berishën në pushtet

Tiranë, 15 tetor, 2011 NOA - "Dështimet e lidershipit të PS po mbajnë Berishën në pushtet", ky është argumenti që anëtari i Kryesisë dhe deputeti socialist Arben Malaj jep në lidhje me funksionimin e opozitës. Duke ju përgjigjur interesit të qytetarëve, për mungesën e një opozite efiçente. Në faqen e tij zyrtare të internetit, Malaj jep një sërë arsyesh që lidhen me faktin se përse Partia Socialiste pas gjashtë vitesh nuk është fituese. Malaj komenton dhe akuzat që janë bërë ndaj mendimit ndryshe në vetë radhët e socialistëve, duke u shprehur se me akuza, lidershipi i PS-së nuk mund të fshehë dështimet. "Me strategji shpifëse ndaj socialistëve që janë kundër ngecjes së vendit në rrugën e integrimit, që janë kundër bojkotit, që janë kundër radikalizmit, nuk fshihen gjatë dështimet në lidershipin e PS", shprehet Malaj. Ai thekson se drejtimi i PS vetëm mbi bazën e ambicieve dhe interesave personale, nuk bënë gjë tjetër veçse i shton kohën kësaj qeverie. "Kush e trajton këtë forcë të madhe politike si një mundësi për ta keq përdorur për ambicie të thjeshtë dhe vetëm personale, ja zgjat jetën Berishës dhe e bënë më të vështirë jetën çdo shqiptari", thotë ai. Malaj ka sjellë në vëmendje dhe shqetësimin e shprehur nga analistë ndërkombëtar për radikalizimin e së majtës. "A i keni dëgjuar analizat e profesorëve të shquar amerikanë dhe politikanëve europiane përse politika shqiptare prodhon grindje dhe kriza? Çfarë gjë pozitive i solli vendit "solidariteti i socialistëve" për të ndryshuar Kushtetutën e vendit të tyre pa asnjë diskutim në publik dhe pa asnjë ekspertizë të profesorëve të shquar shqiptarë? Çfarë të mire i solli PS dhe vendit bojkoti i Parlamentit? Pse para 8 majit justifikohej bojkoti e radikalizmi i PS dhe pas 8 majit u kthyem në Parlament, të cilin nuk duhet ta braktisnim asnjëherë", shprehet Malaj. Reagimi i plotë i deputetit Malaj në faqen zyrtare të internetit:

"Keq qeverisja e Berishës, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë shqetësimi më i madhë për të gjithë shqiptarët. Por Berisha mbijeton nga mos sukseset dhe dështimet e PS, e cila për rreth 6 vjet nuk drejtohet me as nga Nano as nga Meta. Është hera e parë pas themelimit të saj që PS bëhet publikisht edhe nga ndërkombëtarët edhe nga analistët në vend, përgjegjëse për radikalizmin e saj, është hera e parë që PS behët përgjegjëse për ngecjen e vendit në rrugën e integrimit. Kush e ndryshoj brenda natës Kushtetutën e vendit? Kush e bëri sistemin zgjedhorë me lista të mbyllura, thjeshtë për të mbytur çdo oponencë brenda partive politike dhe që kryetarët e tyre të sillen si pronarë të tyre? Për çfarë i shërben vendit sistemi elektoralë që bazohet tek besnikët e kryetarëve, që zëvendëson meritokracinë me servilizmin? A i keni dëgjuar analizat e profesorëve të shquar amerikanë dhe politikanëve europiane përse politika shqiptare prodhon grindje dhe kriza? Çfarë gjë pozitive i solli vendit "solidariteti i socialistëve" për të ndryshuar Kushtetutën e vendit të tyre pa asnje diskutim në publik dhe pa asnjë ekspertizë të profesorëve të shquar shqiptarë? Çfarë të mire i solli PS dhe vendit bojkoti i Parlamentit? Pse para 8 majit justifikohej bojkoti e radikalizmi i PS dhe pas 8 majit u kthyem në Parlament, të cilin nuk duhet ta braktsimin asnjëherë. Shpifjet dhe akuzat ndaj kolegeve nuk e ndihmojnë PS të përmbush misionin e saj, t'u heq shqiptarëve nga qafa barrën e rëndë të keq qeverisjes se vendit nga Berisha, të çbllokoj integrimin e vendit dhe të bind shqiptarët se do të qeverisë ndryshe. Me strategji shpifëse ndaj socialistëve që janë kundër ngecjes së vendit në rrugën e integrimit, që janë kundër bojkotit, që janë kundër radikalizmit, nuk fshihen gjatë dështimet në lidershipin e PS. Kush e trajton këtë forcë të madhe politike si një mundësi për ta keq përdorur për ambicie të thjeshtë dhe vetëm personale, ja zgjat jetën Berishes dhe e bënë më të vështirë jetën e çdo shqiptari". NOA

Në foto: Deputeti i PS Arben Malaj

KOMENTE
  • golemi09:26 - 16 Tetor 2011
    Lexova mendimet e zotit Malaj dhe çuditërisht mu pasqyrua portreti i tij sa dyshues aq dhe hipokrit.Zoti Malaj ,Rama eshte pa as me te voglin dyshimlideri i se ardhmes ,pavarresisht se mud te hete dhe ndonje te mete apo hezitiom ne rrugen e tij.Ky fakt qe po ju them une ,ju ju vret syte sepse jini te gatuar se prapi.Te ishe ndinjepolitikani dale rishtas edhe dao te te besija por bemet e tua nuk tregohen.Te kam pare vete me syte e mij se flakje dollaret neper ahengje me zotin Fullani ,sot guvernator i bakes se Shqiperise,dhe arliseshe si njeriu i pastertise nen ritmin e tingijve te muzikes popullore.Twe shikoja dhe me te vertete trishtohesha kur mendoja se ti ishe perfaqesuesi i PS-se,trishtohesha se edhe une besoja tek Ps-ja e kryerugacit Fatos Nano.Tani ti na del si engjelli,por nuk je i tille ,ti dhe te tjeret jeni shejtanet e dale nga shishja.Une e di qe ty nuk te ben pershtypje kjo qepo te evidentoj ,por sic te njoh une memijramund tekene gjera te tjera per te thene.Zoti Malaj Shqiperia nuk e ka te keqen te Edi Rama por e ka tek Sali Berisha qe ju jeni gati te flirtoni mete per inetresat e ngushta cinike.E keqja ketij kombi po i vjen nga fshataresia kooperativiste ,pjestar i se ciles je ti dhe Saliu.(Apo do te thuash qe e kam per mder qe jam fshatar ,ashtusi deklaroi dhe Saliu ? Thuaje se keni te njetin gen) Mos karko te gjesh gjelperen ne kashte por shiko trarin para syve te tu.Ngushelloni veten kot sekoti kur thonise mund t'ju mbeshtese njeri,ji pervec urejtjes se socialisteveasgje nuk kini perfituar.O njerez te pangopur,emolet PS-ne sic u desh bytha dhe tani me brockullitni se bashku me ate Kaci sahanlepiresin .Thirini mendjes se urejtja popullore nukdihet sembi ka shkarkohet.Ju e kini frike Edi Ramen se do tu ndreprese burimet e pasurimit tuaj mafioz.E dime ne te gjithe se sa u dhimbset populli.Ju jeni njerez te pacipe.Kaq per sot Me vone dote te them gjera te jera.