English

Meshkujt: Biondet tërheqin në fillim por brunet mbesin

E shtunë, 15 tetor 2011, NOA- Ekzistojnë disa të vërteta pas shprehjes, “Biondet argëtohen më tepër sesa brunet.” Studimet kanë treguar se, fermat me ngjyrë të hapur të flokëve janë renditur shpesh si më tërheqëse, si edhe më të freskëta dhe të shëndetshme në pamje, sesa brunet. Biondet, gjithashtu priren të fitojnë më shumë para dhe të martohen me persona të pasur. Për 90 për qind të popullsisë së botës, e cila konsiderohet të përbëhet nga zeshkane, ky mund të duket lajm i keq. Por, para se të shkoni të zbardhni ngjyrën e flokëve tuaj, merrni parasysh këtë studim të ri, të kryer së fundmi. E ndërsa biondet argëtohen më tepër, brunet konsiderohen më serioze në karakter, të paktën sipas një botimi në revistën “Scandinavian of Psychology.” Është kryer një studim; tre vajza me flokë të zeza, bionde dhe të kuqe, kanë vizituar për tre net radhazi, tre klube nate të ndryshme. Për ngjyrën e flokëve të tyre është kujdesur një profesionist, në mënyrë që të ishte sa më origjinale dhe e trajtuar. Shumica e meshkujve ia janë afruar menjëherë femrës bionde, duke të lënë të kuptosh se, ajo do të jetë fituesja përfundimtare. Por pas hetimeve dhe studimeve të mëtejshme, rezultoi që femra brune të jetë më e suksesshmja ndër to. Në pjesën e dytë të studimit, studiuesit kryen një anketë me meshkujt, duke i kërkuar atyre vlerësime dhe opinione, në lidhje me preferencat e tyre. Femrat me flokë të kuqe u vlerësuan si femrat me më tepër temperament. Biondet u konsideruan tërheqëse, ndërsa brunet u vlerësuan si, inteligjente dhe me më tepër kompetenca pasi mbesin gjatë. Pavarësisht opinioneve të meshkujve, ato iu afruan femrave gjatë qëndrimit në klub. Studiuesit besojnë se, meshkujt i konsiderojnë femrat bionde, më të lehta. Por, s ka dyshime besoj, që në shekullin e 21, shumica prej nesh besojnë se morali i një personi, nuk kuptohet nga ngjyra e flokëve. a.k/a.y/NOA

KOMENTE
  • Redona Meshaj10:11 - 16 Tetor 2011
    Prap duhet ti lyej floke ngjyr te zeze :p:p:p:p:p