English

Ndryshoi identitetin për të emigruar, makina e vjedhur e çon në burg

Brescia, 15 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një maratonë arratie, është historia e një 24 vjeçari shqiptar i cili me shpresë se do shpëtonte nga duart e policisë italiane nga arratia me makinë e vijon atë me këmbë dhe në fund përfundon në spital. Ndërsa forcat e policisë ishin duke bërë kontrolle normale nëpër rrugët e Sarnico-s, ata pikasën një makinë të dyshimtë. Bëhej fjalë për një makinë të vjedhur në muajin shtator në Bresciano dhe për rrjedhojë automjeti u bë pre e ndjekjes së tyre. Nën drejtimin e makinës tip Volvo ishte një djalë i cili sapo pikasi karabinierët rriti më tej shpejtësinë për tu larguar. Ndjekja në fjalë e cila nisi pasditen e djeshme përfundoi në Paratico, në qendër të fshatit. Por në ecje e sipër si rrjedhojë e shpejtësisë djali u përplas në një mur.. por edhe pas kësaj nuk u dorëzua, zbriti nga makina dhe tentoi arratinë në këmbë. Ndërsa vijonte të largohej ai u përplas nga një kamion i cili fatmirësisht arriti të frenojë për të mos e dëmtuar rëndë. I arratisuri edhe në këtë rast nuk lëshoi pe, por u ringrit duke tentuar që të largohej sërish në këmbë, por tentativa e tretë dështoi pasi i riu u bllokua nga policia. Personazhi në fjalë ishte një emigrant shqiptar në Itali, 24 vjeç që jetonte në Bresciano. Nga kontrollet e bëra lidhur me dokumentet, rezultoi se ai ishte arrestuar në vitin 2009 në Iseo ku dhe ishte burgosur, më pas ishte lëshuar sërish për tu dërguar në Shqipëri pa të drejtë kthimi. Por 24 vjeçari kishte ndryshuar emrin nga N.E. në N.V., duke rihyrë në Itali në 2011. Aktualisht ai ndodhet nën ruajtjen e vazhdueshme të policisë në spitalin civil të Brescias për tu transferuar më tej në burg i cili kishte dhënë paralajmërim 2 vite më parë, se në rast kthimi në Itali brenda katër mureve ai do qëndronte më gjatë. a.y/NOA

KOMENTE