Tiranë, 16 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë nga lindja e kontinentit janë vendosur në territorin shqiptar duke sjellë mot të kthjellët mot të kthjellët por të ftohtë. Zonat jugore kane patur vranësira dhe shira të izoluar duke e lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime. Edhe pasditja do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme zonat malore Lindore. Qytetet më të ftohta do të jenë në juglindje të Shqipërisë sidomos në mëngjes. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të ndjeshme në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim kryesisht Verilindor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë 3 ballë.
Europa Edhe nesër Europa Perëndimore si edhe një pjesë e Europës Verilindore kanë mbetur në të njëjtat kushte atmosferike. Vranësirat dhe shirat intensive kanë qenë prezente gjatë gjithë ditës kryesisht në veri të Skandinavisë dhe në ishujt Britanike për shkak të qarkullimit të masave ajrore të ftohta mbi këto rajone. Situata është paraqitur problematike sërish në Rusi pasi reshjet e dëborës kanë qenë prezente edhe sot po ashtu edhe temperaturat kanë qenë të ulëta. Ndërsa Europa Qendrore dhe Jugore janë dominuar nga mot i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Për sa i përket Pellgut të Mesdheut dhe gadishullit të Ballkanit kanë qenë me mot të kthjellët dhe të ftohtë, kjo për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta që kanë ardhur nga lindja e kontinentit. Përjashtim bën një pjesë e Europës Juglindore ku vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të jenë prezente gjatë gjithë ditës.
Ngjarje ekstreme në Europë: - Greqia alarmoi për shira intensive, stuhi të forta ere - Rusia ka patur reshje dëbore, temperatura të ulëta - Vendet Nordike rrezikuan për shira të konsiderueshëm a.y/NOA