English

Pasqyra e shtypit, 15 tetor 2011

Tiranë, 15 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 15 tetor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Servet Pëllumbi: Partia e re nga e majta, një shaka, ja dobësitë e PS”. Argumente të tjerë: “Topi kthen në Kuvend ligjin e mbetjeve. Topalli: Ai dhe Rama celulë anti-BE”; “Përplasje për pronat me ish-kreun e PD-së, 1 i vrarë dhe pesë të plagosur”; “Pse Topi s’mund të jetë Meta i PD”; “Martohet Rudina Xhunga, detajet e ceremonisë në minibashkinë 5”; “Foto hot të Angjelina Hadërgjonaj në SHBA”; “Çfarë nuk shkon me çmimet Nobel në letërsi”; “Gjykata e Lartë: I hapet rruga ekstradimit të Ilir Kumbaros. Djali i Remziut: Të merret në mbrojtje”.

Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Gramoz Ruçi: Si ma refuzuan vizën në ambasadën e SHBA”. Tituj të tjerë: “Akuzat Topi dhe Rama celulë antieuropiane. Rama: Po, nëse Jozefina është Merilyn Monroe”; “Një akt i vërtetë Presidencial nga Blendi Kajsiu”; “Reforma zgjedhore domosdoshmëri jo kush politik nga Leonard Olli”; “Pronat në bregdet, një i vrarë dhe pesë të plagosur”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Kasaphanë për pronën në gjykatë. Përplasen me armë, një i vdekur pesë të plagosur”. Argumente të tjerë të ditës: “Dritëroi: PS duhet të përpiqet të zhbllokojë ngërçin”; “Refuzimi i statusit, Topalli: Bamiri bllokues po aq sa edhe Rama”; “Presidenti: Politikanët të lënë sharjet”; “Topi kthen ligjin: Jo plehrave në vend”; Arvizu: Pres zhvillimin e tre hetimeve”; “Konomi dosja e pronave në prokurori”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Presidenti Topi hakmarrje me plehra”. Argumente të tjerë: “Rama merr në mbrojtje Topin: Nuk jemi celulë anti-europiane”; “Dritëroi: Rama zhbllokon ngërçin”; “Qortohet se shkoi në party, flijohet gjimnazistja”; “Projekti i BE, sipërmarrjet bëhen me database”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Topi tur në rrethe, Topalli: Presidenti e Rama celulë-BE. Presidenti: Sharjet banale. Volfart: Partitë si më 1914”. Tituj të tjerë: “Familja Toptani: Ne tradhtarë? Berisha ktheu luftën e klasave. Flet Ekrem Toptani, nipi i Murat Toptanit. Reagojnë historianët”; “Pëllumbi: Partia Nano-Malaj nuk ka ide të reja”; “Sherri për lekë, motra plagos me thikë vëllanë”; “Dritëroi: Si na spiunonin shokët mua me Kadarenë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE