Londër, 15 tetor 2011, NOA- Merrte pjesë me një gup të njohur si “Indignados”, kur themeluesi i faqes WikiLeaks Julian Assange u ndalua nga policia londineze. Ky lajm është publikuar në Twitter nga njëri nga avokatët e Assange. Mësohet se ai ishte shfaqur papritmas në mes të manifestuesve londinez ku u prit me brohorima nga të pranishmit e tjerë. “Kjo lëvizje nuk është për të kundërshtuar ligjin, por për ta ndërtuar atë”, u shpreh themeluesi i WikiLeaks me një megafon duke folur para manifestuesve britanik. a.y/NOA