Tiranë, 15 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Një ditë pasi Presidenti i Republikës, Bamir Topi ktheu ligjin për mbetjet urbane, ministria e mjedisit e akuzon atë se kthimi ka arsye të pastër politike. Në një deklaratë për median, zv.ministri i mjedisit taulant Bino u shpreh se, draft-ligji është në perputhje të plotë me legjislacionin shqiptar të deritanishëm. “Por, refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbeshtetje teë partise që ka krijuar ose që do të krijojë. Refuzimi është pengesë e Qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve, sipas standarteve të BE-së. Refuzimi lë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit që për ne të gjithë është i mangët”, tha sot Bino.
Zv.ministri deklaroi se edhe PS po kundershton sot një ligj të miratuar nga vetë ajo neë vitin 2003. “Edhe refuzimi i Presidentit lë ne fuqi pikërisht ligjin 9010 të vitit 2003 “Për Administrimin Mjedisor te Mbetjeve te Ngurta” miratuar nga Partia Socialiste. Le në fuqi pikërisht nenin 26 të ligjit të mesiperm, ku thuhet se “Në Republikën e Shqipërisë ndalohet importimi i mbetjeve për ruajtje, depozitim dhe asgjesim “, sqaroi Bino. Zyrtari i ministrisë së mjedisit ka pohuar se, sipas tij, ligji i kthyer nuk është ligji i importit të mbetjeve dhe as nuk ka për qellim parësor të lejojë importin e mbetjeve. “Pra, ligji kërkon në rradhë të parë të menaxhojë mbetjet e vendit duke plotësuar kështu dhe shqetësimin e Presidentit Topi”, përfundoi Bino. a.q/NOA