Tiranë, 15 Tetor 2011 NOA – “Jozefina Topalli flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë me të cilën foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni, Luigj Gurakuqi. Atë gjuhë Haxhim Qamili nuk e kupton dot”. Ky ishte reagimi i para pak çasteve që lëshoi kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, lidhur me deklaratat nga Shkodra të z.Topi. Më herët sot, Preisdenti u shpreh kështu për Topallin, lidhur me akuzën që ajo dje i bëri se e sheh në lidhje me Ramën: “Spikeret kanë një detyrë, të recitojnë bukur atë që u shkruhet, por në rastin konkret, spikeri duhet të mësojë të flasë pastër dhe korrekt gjuhën shqipe”. e.t/NOA