Nju Jork, 15 tetor NOA - Një ndërmarrës në Nju Jork, Leonard Stern, ka blerë një pjesë të rrallë mbi modelin që arkitekti francez Frederc-Auguste Bartholdi ka realizuar statujën e lirisë. Kjo statujë, e lartë rreth 2 metër e gjysmë, është shitur për një çmim prej 1 milion dollarësh. E vogla “statujë e lirisë” është prezantuar ditën e djeshme në Manhattan, rreth 10 kilometër nga ishulli që ka mban statujën e vërtetë, e cila është e gjatë 46 metër. Teknologjitë e reja kanë bërë të mundur prodhimin e modeleve të bronzta dhe kjo me qëllim që të mos prishet ai origjinal. Bëhet fjalë për prodhim e vetëm në SHBA. Pronari i këtij modeli, Stern, është president i Hartz group, që përfshin aktivitetin editoriali dhe imobiliar. Ndërmarrësi ka deklaruar se vëzhgimi i kësaj statuje çdo ditë e bën atë të “ndihet i pasur”. r.b/NOA