English

Topi: Para se të flasë për mua, spikerja Topalli të mësojë shqip

Shkodër, 15 tetor 2011, NOA- Kreu i Shtetit Bamir Topi nga qyteti i Shkodrës i është përgjigjur akuzave të ngritura ndaj tij nga ana e maxhorancës duke kërkuar që të respektohet institucioni i Presidentit. Lidhur me akuzat e bëra nga zv.ministri i Mjedisit Taulant Bino për mos dekretimin e ligjit të mbetjeve ai kërkoi nga maxhoranca që ligjet të mos shihen si beteja politike, duke theksuar se Ministria e Mjedisit duhet të lerë akuzat politike por të merret me mjedisin. Sipas tij, bazat juridike lidhur me këtë ligj janë fituar nga presidenca. Gjatë ditës së sotme zv.ministri Bino tha se, “Refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partisë që ka krijuar ose që do të krijojë. Refuzimi është pengesë e Qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve, sipas standardeve të BE-së. Refuzimi lë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit që për ne të gjithë është i mangët”. Ndërkaq Presidenti Topi reagoi edhe ndaj akuzave të Kryeparlamentares Topalli e cila e etiketoi si President të majtë. Lidhur me thëniet e Topallit ai u shpreh se, “Spikerja e Kuvendit deklaratat i merr të gatshme dhe vetëm i lexon, por ajo duhet të mësojë artin e të komunikuarit dhe të flasë shqip në respekt edhe të qytetarëve”. a.y/NOA

Në foto: Presidenti Bamir Topi

KOMENTE
  • valare16:16 - 16 Tetor 2011
    Respekt per Presidentin e Republikes dhe per ate qe ai perfaqeson besoj se ai ka qene dhe do te jete qytetari i pare i Shqiperise>