E shtunë, 15 tetor 2011, NOA/Arlinda Koçi - Një sondazh i fundit ka treguar se, jeta familjare është duke u shkatërruar nga vështirësitë financiare dhe pasiguria në punë. Më shumë se gjysma e familjarëve besojnë se gjendja financiare në shtëpi është në krizë, ndërsa tre në katër të tjerë mendojnë se stresi ka minimizuar lumturinë në familje. Studimi ka paraqitur një pamje të zymtë të familjarëve, e krijuar si pasojë e mungesës së parave. Aktualisht, arsyeja më e madhe për problemet në shtëpi është presioni financiar (rreth 67%), i shkaktuar nga kriza e kredive dhe recesioni. Për më tepër, oraret e zgjatura të punës janë cituar nga 37 për qind e të pyeturve, si një shkak tjetër i problemeve në shtëpi, ndërkohë që një në katër persona jetonin nën frikën e humbjes së punës së tyre. Sondazhi është autorizuar nga Instituti “Family and Parenting”, i cili ditën e Hënë ka nisur fushatën për evidentimin e presioneve që po hasin familjarët. Znj.Katherine Rake, shefe ekzekutive e institutit, tha: “Gjendja është tepër alarmuese në këto momente, pasi familjarët po përballen me një gjendje ekonomike tepër të vështirë. Presionet financiare, janë duke rritur nivelin e ndjenjës së jashtëzakonshme të ankthit, ndërkohë që familjet janë duke e gjendur veten sa vjen edhe më të pa përgatitur, përballë këtyre kohëve të vështira ekonomike.” Marrja përsipër e ndonjë organizimi ditor, jashtë vendit konsiderohet tepër e vështirë, madje pothuajse e pamundur nga familjarët. Pesëdhjetë e pesë për qind e prindërve, pretendojnë se, shpenzimet e karburantit janë një pengesë ekonomike, ndërsa 31 për qind fajësojnë çmimet e larta të transportit publik. E gjithë kjo situatë të jep përshtypjen e një fotografie me ngjyra të dëshpëruara të familjeve, të cilat luftojnë për të përballuar ndikimin e kohëve të vështira. a.k/NOA
Vështirësitë monetare, shkatërrim i jetës familjare
-
livalu Ligor Luarasi20:13 - 15 Tetor 2011LIGJI Nr1 I KUILIBRAVE. Ligji Nr1 universal i gjithesise,i makro dhe mikrobotes,edhe i jetes se shoqerise Shqiptare mbetet LIJGI I EKUILIBRAVE. Ne se qeveria kete ligj e injoron,vjen ora dhe denohesh prej tij. Shqiperia kerkon shume zbatime,pune,planifikime,biznese,ndertime,kushte baze per jeten e nje familjeje,politikane jo robote por te AFTE,spitale,shkolla,rruge,centrale,etj,etj,etj, qe s'jane salltanete. Kur per te gjitha keto kerkesa parate e qeses se kombit nuk i harxhon ne raport ekuilibri me sa fiton,do te thote e thyen ligjin e ekuilibrit, qe vjen denimi.Kur per sa harxhon s'ke kontroll,vjen c'ekuilibri. Por edhe ne se qeveria mashtron per aftesite e saj,si mashtruan Greket BE-pian,denimi vjen me i rende. Do te thote qe c'jane te pa afte ne qeveri, me nder te japin doreheqien.Ne se nuk e japin dhe populli fle,edhe ky fakt thellon me keq ekuilibrin e jetes.Shkaterimi i jetes se shqiptareve vjen edhe per faktin se nga 12 prioritetet e BE-pian asnje dhe nuk u zbatua.Sipas komenteve opozita vetem nje duhej te zbatonte,pozita 11-te.Ne se mazhoranca s'pranon kete fakt dhe minoranca s'pranon fajin per ate 1 prioritet te pa zbatuar,atehere Artan Hoxha e ka shume gabim qe piken kush e ka fajin kerkon ta anashkaloje,sepse eshte demokrat dhe mbron partine e tij kur mekaton.Pavaresisht sofizmave te tij me te cilat anashkalon fajtorin.Keto sofizma nuk i pranojne te gjithe shqiptaret.Familja shqiptare nuk ushqehet me sofizma z.Hoxha,ajo do kushtet BAZE PER TE JETUAR,ndryshe kemi gjithe ata sofiste ne Tirane qe si fabrike do prodhonin sofizmat dhe te ushqeheshim me to.Ekuilibri i familjes e kerkon qe seicili te mbaje mekatin qe ka,ndryshe ai nuk riparohet.Ekuilibrat kerkojne raporte te caktuara sa duhet te prishe familja e nivelit te larte,te mesem dhe te ulet,ndryshe vjen c'ekuilibri i familjes,shkaterimi i saj.Kuitojme qe ne Shqiperi tani kane nglur me pak familje se dikur,duhej qe ato te jetonin me mire jo te renohen.