Tiranë, 15 tetor 2011, NOA- Një zjarr i përmasave të mëdha kë përfshirë një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas të dhënave paraprake mësohet se zjarri ka marrë përmasa të mëdha ndërsa raportohet se janë dy të lënduar të cilët janë nisur në drejtim të spitalit. Aktualisht forca të shumta zjarrfikëse dhe policie janë grumbulluar në vendngjarje dhe po tentojnë të vënë nën kontroll flakët e zjarrit. Sakaq nga ana e zjarrfikëseve nuk po zbulohen ende shkaqet që çuan në rënien e tij. a.y/NOA
Zjarr i fuqishëm në autostradën Tiranë- Durrës, 2 vetë në spital
-
Zenun Gjocaj22:17 - 15 Tetor 2011DHASHTE ZOTI QE MOSE TE KETE TE VDEKUR AS TE PLAGUAR RENDE..