Teheran, 16 tetor 2011, NOA- “Iranianët nuk kanë nevojë për të kryer vrasje, kjo është detyra juaj”, u shpreh duke iu drejtuar qeverisë amerikane Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad. Me këtë deklaratë të tij ai ndërhyn për herë të parë ndaj komplotit terrorist të iniciuar nga SHBA mbi Teheran. “Akuzojnë Teheranin se organizon aksione terroriste por këto lloj aksionesh janë vepër të personave të një kulture tjetër dhe jo të popullit iranian”, shtoi më tej Kreu i Shtetit të Iranit. a.y/NOA