English

Censusi, kush po tallet me shqiptarët

Nga Besmir Semanaj Sapo u ktheva nga një kafe me miqtë dhe mësova që formulari im i Censusit ishte plotësuar. Dhe e bukura në këtë pikë është që as më pyeti kush dhe as nuk e di çfarë ka shkruajtur ajo goca e re dhe e rraskapitur nga lodhja që kish trokitur në derën e shtëpisë sime. Ndihem i fyer dhe i zhgënjyer nga shteti im. Jam i indinjuar me mënyrën si tallen me këtë popull. Jam i trishtuar për fatin e këtij kombi, që nga dora e maskarenjve po humbet identitetin. Ndoshta këto fjalë janë dhe nga mllefi i kësaj historie: Sapo hyra në shtëpi më priti bashkëshortja duke më thënë sapo na regjistruan dhe pa e kuptuar bënë dhe regjistrimin tim. Tek dera qëndronte një goce e re e rraskapitur. Tha jam nga INSTAT nuk dha as emër as dokument. Jemi për regjistrimin. Ok, iu përgjigj bashkëshortja ime. Zonjusha në fjalë filloi të bënte pyetje pa marrë asnjë dokument nga ne. Gjatë pyetjeve kishte dhe shumë pyetje po burri? Dhe duke menduar se ishin pjesë e formularit nuk tha gjë. Kur pyeti po besimi i burrit, bashkëshortja e kishte pyetur nëse po plotësonin formularin e saj apo të burrit me gjithë ato pyetje rreth burrit të saj. Përgjigja e gocës: Të burrit… Të dashur shqiptarë, të nderuar media, e çnderuara politikë… Më thoni si i bëhet formularit tim që nuk e di çfarë është shkruar në të? As bashkëshortes nuk i është dhënë mundësia ta shikonte. Une jam shqiptar, jam mysliman dhe e deklaroj hapur këtë, por vallë ç’është shkruar në formularin tim? I bëj thirrje të gjitha instancave të jenë transparente me regjistrimin e popullsisë. Unë Besmir Semanaj, dua të shikoj Censusin tim, të familjes sime. Mua sot më është shkelur e drejta më minimale, të deklarohem për veten time. Nëse sot na përdhosin në këtë mënyrë çfare duhet të presim nesër… Jam në pritje të një përgjigje nga instancat përkatëse… Ose do i drejtohem gjykatës me shpresën që diku do gjej drejtësi....

KOMENTE
  • valare13:26 - 17 Tetor 2011
    Shpresoj qe kjo te mos kete ndodhur me te vertete.