SHBA, 16 tetor, NOA - Protesta kundër bankierve, politikanëve dhe krizës ekonomike janë mbajtur në qytete anembanë globit të shtunën.
Demonstrata më e madhe dhe më e dhunshme ka qenë në Romë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për ta shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët po gjuanin gurë, shishe dhe fishekzjarre.
Në New York, ku filloj kjo lëvizje, 70 protestues u arrestuan kur po marshonin në Times Square.
Sipas AFP, protestat janë mbajtur në 951 qytete nëpër 82 vende të Azisë, Evropës, Afrikës dhe Amerikës.
Në Foto: Protestat e djeshme në Londër
NOA/RFE