English

Fier, aksidentohet motoçikleta, vdes 22-vjeçari

Fier, 16 tetor 201, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Vlosh të rrethit të Fierit, ku dy të rinj janë aksidentuar teksa udhëtonin me një motoçikletë në aksin Ngjeqar-Vlosh- Kurjan. Për shkak të aksidentit ka gjetur vdekjen 22-vjeçari Redian Stani nga fshati Ngjeqar, ndërsa është plagosur rëndë Dervish Fetahu bashkëfshatari i tij. Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e mjetit dhe dalja nga rruga, por pritet ekspertiza e policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Dy të rinjtë pas përplasjes kanë rënë me motoçikletë në një të tatëpjetë në anë të rrugës në afërsi të fshatit Vlosh dhe janë transportuar për në spitalin rajonal nga një kalimtare e rastit. Burime nga spitali i Fierit bëjnë me dije se viktima e aksidentit humbi jetën pak përpara mbërritjes në spital si pasojë e dëmtimeve të rënda në trup. Ndërsa 23-vjeçari Fetahu po merr mjekim intensiv për shkak të frakturave të shumta. mit/NOA

KOMENTE