English

Lufta e tretë ballkanike

Nga Koço Danaj

Politika shqiptare ndodhet njësoj si në vitin 1914. Kështu deklaroi ambasadori i OSBE, Wolvarth. Por duke u nisur nga fakti, se ai nuk është thjesht ambasador i OSBE, por është Gjerman, pohimi i tij është sa ogurzi, aq edhe orientues.

(Në vitin 2001, kur shpërtheu, kryengritja shqiptare në Maqedoni, ambassador i OSBE ishte një amerikan, me emrin Robert Frouik.

Por ishte shumë herë më me peshë se të gjithë ambasadorët e tjerë, amerikanë, apo të BE). Duket se i tillë është edhe Wolfarth përballë ambasadorëve të BE në Tiranë. Eshtë ogurzi per arsyen se në vitin 1914, Shqipëria ishte tokë e askujt. Eshtë orientues, sepse sot kemi një realitet tjetër, formalisht Shqipëria është tokë e shqiptarëve.

Realiteti politik panshqiptar

Edi Rama dhe Gramoz Ruci akuzojnë Sali Berishën dhe qeverinë e tij me anë editorialesh, faqesh facebooku dhe diskutimesh në Parlament se këtë që i ke bërë ti Shqipërisë, nuk ja ka bërë asnjë pushtues. Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, nga foltorja e Parlamentit apo Cekia akuzojnë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste si tradhëtarë dhe celulë anti europiane. (Ndërsa një raport racist që vjen nga Brukseli, përkëdhel Sërbinë dhe Malin e Zi dhe satanizon Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë. Më shumë ngjan me një Enciklikë papnore sin ë kohën Kalvinit apo të Martin Luterit.) Bamir Topi që nga Stambolli, një shekull pas ardhjes në pushtet të xhonturqve, deklaron në kryeqëndrën e tyre se shqiptarët nuk kanë të drejtë të bashkohen si të gjithë kombet europiane, por duhet të presin Brukselin. Njësoj si xhonturqit që para një shekulli, ju përgjigjeshin, Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës kur ata i kërkonin pavarsi nga Perandoria Otomane. Hashim Thaci dhe Atifete Jahjaga deklarojnë me megallomani se kemi vendosur sovranitetin në të gjithë Kosovën. Eshtë i kënaqur me sovranitetin me helikopter. Megjithse policët dhe doganierët e tyre fluturojnë me helikopterët e KFOR, ndërsa asnjë polic shqiptar nuk shkel dot në Veri të Kosovës. Isa Mustafa fërkon duart me shpresën se në zgjedhjet e ardhëshme do ti mbetet pushteti në dorë. Ai nuk flet fare. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje hynë në parlamentin e Kosovës me Flamurin e Bashkimit me Shqipërinë. Por aktualisht po merren me editoriale dhe me përmbysjen e ndonjë kamioni sërb. Shpëtim Idrizi, i mori mbi 60 mijë vota në emër të cështjes kombëtare, por aktualisht po mendon si të hyjë në qeveri me ndonjë post ministri, ndërsa cështjen kombëtare e ka shndrruar në cështjë pronash individësh.

Ali Ahmeti mori një shuplakë të rëndë nga Nikolla Gruevski, i cili akuzoi Cervenkovskin se kishte regjistruar 120 mijë shqiptarë më tepër në vitin 2002. Megjithatë vazhdon të rrijë në qeveri me atë që kërkon të zvogëlojë shqiptarët, me atë që kërkon të ndërtojë të kaluarën maqedonase mbi të ardhmen e shqiptarëve. Menduh Thaci kënaqet që dështoi regjistrimi dhe shpreson tja zërë ai vëndin e Ahmetit.

Ku mund të fillojë lufta?

Ka disa vatra të cilat janë të gatshme për të ndezur zjarrin. Vatra e parë është Kosova e Veriut. Ajo është mbushur me barikada. Atje ku ngrihen barikada, do të thotë se po bëhen gati për luftë.Të gjithë e dinë këtë, por të gjithë flasin të kundërtën. Me përjashtim të shërbimeve sekrete. Po si mund të vijë deri tek lufta? Shumë thjesht, vetëm me një shkëndijë. KFOR dhe EULEX ndërhyn me forcë mbi barikaduesit, qeveria sërbe do ndërhyjë për të mbrojtur bashkëkombasit e saj, në ndihmë të Sërbise do shkojë Rusia.

Thjesht vetëm me një shkëndijë, Nuk ndërhyn KFOR, por i thonë Qeverisë së Kosovës të ndërhyjë. Për ego pushteti, Thaci dhe Rexhepi ndërhyjnë dhe përsëri ndërhyn Sërbia. Shqiptarët e paorganizuar, dalin të humbur nga lufta, edhe në njerëz edhe në teritore. Brukseli do të jetë dakord me këtë fund. Pse? Sepse shërbimet sekrete të Brukselit e dijnë më mirë nga unë cfarë mund të ndodhë kur ngrihen barikada, megjithatë, Brukseli e përkëdheli Sërbinë duke i dhënë statusin e vëndit kandidat. Brukseli e di shumë mirë që Bogdanovici dhe Stefanovici e kanë bërë Veriun si shtëpinë e tyre, por përsëri e përkedhel Sërbinë.

Vatra e dytë mund të jetë Bosnja. Ka 13 muaj që nuk krijon dot qeveri qëndrore, qeveriset pjesë pjesë. Majtisti Dodik pritet të bëjë referendumin për shkëputje. Në ceremoninë e betimit të tij si president mori pjesë edhe Tadic. Brukseli e miratoi këtë veprim. Imagjinoni sikur në ceremoninë e betimit të presidentit të Kosovës të merrte pjesë Bamir Topi. Lukunia e ambasadorëve të Brukselit do ta ndalonte me të gjitha mjetet.

Vatra e tretë është Greqia. Krize totale, falimentim i pashmangshëm. E shmang vetëm lufta. Greqia po përgatitet të eksportojë krizën e saj totale. Por jo në trojet greke. Por në trojet shqiptare dhe maqedonase. Cili do të jetë preteksti? Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri. Po ku? Jo në Sarandë, jo në Gjirokastër, ndoshta në Himarë, ndoshta në Korcë. Do akuzohet qeveria Shqiptare se ka fallsifikuar të dhënat e regjistrimit dhe do nxiten një apo disa grupe njerëzish të fillojnë trazirat. Pse jo, edhe me barikada. Brukseli nuk të ndëshkon kur ngrë barikada. Për më tepër kur ngrë barikada përballë shqiptarëve. Veriu I Kosovës është shëmbull I qartë se si vepron Brukseli.

Ose ne trojet maqedonase, në Krushevë ku pretendon se ka një minoritet grek. Anullimi i regjistrimit nga Gruevski, e ka shtyrë në kohë përdorimin e këtij preteksti, por nuk e ka fshirë.

Vatra e katërt është Maqedonia. Një ditë, Gruevski do ta bëjë regjistrimin, do fallsifikojë numurin e shqiptarëve. Ai e bëri të qartë synimin e tij kur tha se Cervenkovski kishte regjistruar 120 mijë shqiptarë më shumë, që do të thotë se do regjistrojë 120 mijë më pak. Ai e di se problemi i emrit, është thjesht një pretekst i Brukselit. Në gjëndjen në të cilën ndodhet Greqia, mjafton vetem një telefonatë e Merkelit dhe Papandreu e zgjidh për tre sekonda absurdin e emrit. Por Merkel, nuk e bën telefonatën dhe Gruevski e di arsyen reale. Gruevski nuk do të lejojë që kurrkush në Maqedoni të regjistrohet grek, as ne Krushevë. Shqiptarët do rezistojnë, do kundërshtojnë, por të paorganizuar dhe Gruevski do ti vrasë sic i vrau në Brodec apo Haracinë.

Dhimbja e së vërtetës është më e lehtë se dhimbja e mashtrimit

Cfarë shkrova është një prognozë bazuar mbi fakte të vërteta. Natyrisht jo të plota. Të plota ato janë në dosjet e shërbimeve sekrete që operojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Sërbi, Bosnjë, Greqi, Uashington, Moskë apo Bruksel.E vërtetë është kriza totale e BE. Dhe kësolloj krizash, kanë si alternativë zgjidhjeje edhe luftën.

Por është edhe mashtrimi i Brukselit që na dërgon rekomandime, por që në realitet ka vdekur, qëkur vëndin e Barrosos e ka zënë dyshja Merkel-Sarkozy.

A ka rrugëdalje?

Natyrisht që ka. Por ajo është vetëm një. Tre shqiptarë mëndje ndritur, të quajtur Mehmet Konica, Filip Noga dhe Rashi Dino, në Memorandumin drejtuar mbledhjes kolonialiste të Londrës në Janar 1913, midis të tjerash i shkruanin se: Po ti pengoni shqiptarët që të bashkohen, ne ju njoftojmë se ky rajon nuk do të ketë paqe për një shekull. Londra i pengoi shqiptarët duke i coptuar në mënyrë kriminale dhe për një shekull, rajoni nuk pati qetësi. Pra zgjidhja është e thjeshtë për Brukselin dhe Uashingtonin: Zëvëndësoni boshtin Beograd-Athinë, me Trekëndëshin Beograd-Tiranë-Athinë, lejoni, Shqipërinë Natyrale. Vetëm atëhere, vatrat e zjarrit do shuhen. Boshti që krijuat për gati një shekull prodhoi kriza dhe luftë. Pirostija stabilizon rajonin, por ndihmon edhe

Brukselin do jetojë në paqe. Derisa sa arbitrat ndërkombëtarë të binden për këtë, shqiptarët duhet të marrin masa që lufta: E para: Të mos fillojë nga ata, E dyta: të mos fillojë në troje shqiptare. E treat: Të mos fillojë deri në 28 Nëntor 2012. Ëolvarth kur pohoi se politika shqiptare është si në vitin 1914, na ndëshkoi, por edhe na orientoi.

NOA

KOMENTE
  • valare16:28 - 16 Tetor 2011
    Askujt si interesojne konfliktet ne Ballkan por stabiliteti.Dhe krahasimi qe ben ambasadori me duket i ekzagjeruar .