Angli, 16 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Kjo është historia e rrallë e Mark Boyle. Ai është një i ri 30 vjeçar i cili që prej vitit 2008 e deri sot, nuk ka asnjë qindarkë të ardhur. Më shumë se tre vjet më parë, Marku vendosi të braktisë punën e tij. Ai kishte përfunduar universitetin për Ekonomi dhe më tej kishte bërë edhe masterin. Për disa kohë, deri kur e la punën, ishte dhe drejtor i një kompanie private me ushqime bio. Në mënyrë të vendosur e braktisi punë dhe ndërmori një hap të rrallë: Të shkojë dhe të jetojë në natyrë, pa para, pa asnjë qindarkë, pa kurrfarë shitblerjeje apo shkëmbim malli me askënd. Për të realizuar këtë, sikundër shihni dhe këto foto, Marku ka mbjellë disa patate e fasule për të ngrënë. Në një copë tokë që e mori falas nga një dhurues në internet që e falte kasollen dhe oborrin përreth saj. Atje në një zonë të izoluar në Angli ku në të vërtetë nuk është vetëm. Sepse përbri tij jetojnë dhe disa banorë të tjerë. Tregon se për higjienë personale nuk ka kurrfarë problemi, sa kohë që është lumi ku edhe lahet. Me drunj që gjeti atje ndërtoi një banjo. Atypari, gjendet një barkë ku lan rrobat e veta, ndërsa një biçikletë që mban, i vjen në ndihmë për të lëvizur tutje-tëhu. Kurse vlerëson se shoqëria është më e shëndetshme kur jetohet pa para. Libri që ka shkruar për jetën e tij atje ku ndodhet aktualisht, mban titullin “Njeriu pa para”. Me të ardhurat që ka nxjerrë nga ky libër ka vendosur të blejë një parcelë toke dhe të krijojë atje atë që e quan komunën e parë në botë ku jetohet pa para. Ai thotë: “Duke jetuar vetë prej mëse tre vjetësh pa përdorur asnjë qindarkë, dua të bind njerëzit se është e mundur të jetosh pa para, duke pasur të mundura të gjitha gjërat e domosdoshme të jetës së përditshme”. Kurse pohon se ka edhe një laptop që e përdor me energji diellore. e.t/NOA
Marku, një 30-vjeçar që jeton pa asnjë lek që prej vitit 2008
-
Valdet Behrami19:36 - 17 Tetor 2011nje nder te paret qenka ky njeri ama sun e paramendoj pa pare nuk jetohet koha asht asi soj like