Kajro, 16 tetor, NOA - Ministrat e jashtëm arab, do të takohen sot në Kajro, për të diskutuar trazirat politike në Siri.
Shtetet arabe kishin bërë thirrje më parë për një takim të menjëhershëm të Ligës Arabe për të diskutuar situatën humanitare në Siri, dhe për të gjetur mënyra të ndalimit të gjakderdhjes, ku sipas OKB-së 3.000 civilë kanë vdekur deri tash në Siri.
Raportet thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë tre protestues dje dhe kanë lënduar 20 të tjerë, kur kanë hapur zjarr në turmën e njerëzve, në një marsh proteste në kryeqytetin Damaskus.
Në lëvizjen e tij të fundit për ta qetësuar këtë pakënaqësi, presidenti Bashar al-Asad ka formuar një komitet për të punuar një kushtetutë të re brenda katër muajve.
NOA/RFE