Tiranë, 16 tetor 2011, NOA- Studimet me kohë të pjesshme ose siç njihen ndryshe part-time fillojnë regjistrimet ditën e nesërme për të vijuar deri më 21 tetor. Për 5 ditë rresht duke filluar nga ora 08.00 deri në 16.00 të gjithë ata studentë që nuk kanë mundur të vazhdojnë studimet me sistemin e ditës apo që duan të ndjekin një universitet të dytë si dhe studentët që kanë mbetur në sesionin e vjeshtës, duhet të paraqitet në sekretaritë e fakulteteve përkatëse së bashku me dokumentacionin përkatës. Ndër dokumentet që një student dihet të paraqesë kandidati për të ndjekur këto studime janë kartë identiteti ose pasaportë së bashku me fotokopjen e tyre, një fotokopje të noterizuar te diplomës së maturës dhe certifikatës së notave, ose të ndonjë dëftese apo diplome tjetër studimi, të fituar jashtë vendit por që njihet në Shqipëri. Mësohet se studimet me kohë të pjesshme gjatë vitit të ri akademik do të mund ti ndjekin 9350 studentë në të gjitha universitetet publike ndërsa fituesit do të shpallen brenda muajit nëntor. Ndërkaq po nesër plotësohet Formulari A3 i cili sot është shpërndarë në të gjithë shkollat për t`i dhënë mundësinë atyre maturantëve që ende nuk kanë fituar të drejtën për të studiuar në universitet. Nëpërmjet formularit A3 u jepet një mundësi tjetër të gjithë atyre maturantëve të cilët kanë mbetur jashtë listës së fituesve të shkollës së lartë. a.y/NOA