English

Nuk iu bind policisë, pranga shkodranit të armatosur

Korçë, 16 tetor 2011, NOA- Në sajë të operacionit “Vjeshta 2011” i cili është shtrirë në të gjitha rrethet e vendit, policia e Korçës bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 29 vjeçarit Ndriçim Boshnjaku. 29 vjeçari me origjinë nga Shkodra dhe banim në Tiranë, gjatë kontrollit në makinën e tij me targa AB 829 YA iu gjet një armë automatike tip kallashnikov me 27 fishekë në krehërin i cili ishte i vendosur në armë. Në vijim të kontrollit Boshnjaku nuk u është bindur urdhrave të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin e tij. Pas kësaj blutë e Korçës janë vënë në ndjekje të tij dhe vetëm pak minuta më vonë e kanë prangosur atë. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma automatike e tipit kallashnikov me 27 fishekë dhe automjeti tip “Lancia” me targë AB 829 YA, materialet ndaj tij iu dërguan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”. a.y/NOA

KOMENTE
  • Linda Vlore14:20 - 16 Tetor 2011
    shyqyr qe po bejne dicka policet tane,,,,,,,se nuk eshte e lehte tu bindet njeri policeva ne shqiperi,,,se i quajne njerez kot,,,kurse ne dhe te huaj rine si pule e lagur para tyre,,pse kjo gje mos te ndodhi edhe ne vendin tone,,,te zbatohet ligji e sjellja e qytetareve ndaj shtetit,,