Udineze, 16 tetor 2011, NOA- Një punonjës i policisë italiane ka ngelur i plagosur nga 21 vjeçari Qerim Ziu dhe një shok i tij. Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë një operacioni antidrogë i cili zhvillohej në zonën e Udinezes në Itali. Një ndjekje intensive filloi për 3 të shpallurit në kërkim, ndërsa u arrestua shqiptari Qerim Ziu 21 vjeç, maqedonasi Nikola Radiceski 23 vjeç dhe italiani Jesus Spada 29 vjeç të cilëve iu ishte gjetur një sasi lënde narkotike. Në largim e sipër duke tentuar të arratiseshin, Ziu së bashku me Spadën e kanë tërhequr karabinierin duke i shkaktuar frakturë të rëndë në këmbë e shpatull. a.y/NOA