Nga Hadi Osmani
Lëvizja Vetëvendosja, që nga themelimi i saj në qershor të viti 2006, ka organizua gjithsej 15 demonstrata popullore, i ka kryer mbi 200 aksione protestuese dhe mbi 1000 tubime me qytetarë.
Të gjitha këto aktivitete të mbajtura deri me tani kanë qen pothuajse kundër institucioneve të Kosovës, dhe asnjë herë në përkrahje të tyre.
Pos, ofendimeve dhe thyerjeve të makinave dhe objekteve institucionale, liderët e kësaj Lëvizje, nuk kanë menduar fare për aktivistet e vetë. Si pasojë e këtij mos vetëdijesimi, gjatë këtyre protestave e demonstarateve janë arrestuar mbi 300 aktivistë, kurse kulimi i kësaj është ku në demonstratën e 10 shkurtit të vitit 2007 u vranë Arben Xheladini dhe Mon Balaj, ndërsa u plagosën 80 demonsutrues të tjerë.
Gjatë gjithë aktiviteteve të saja, “Vetëvendosja”, ka fyer institucionet e Kosovës, kurse çdo herë ka deklaruar se ajo do të vazhdon të jetë vetëm Lëvizje “në mbrojtje të interesave të vendit”, e jo si subjekt politik, “që do të shikonte interesin partiak dhe personal sa për t’u pasuruar me parat e qytetarëve”.
Mirëpo, përkundër këtyre deklaratave “boshe”, siç duket, kajta për para dhe pozitë, ndërruan këtë mendim. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, që u mbajtën në Kosovë në dhjetor të vitit të kaluar, Vetëvendosja u shndërrua në parti politike, ku në Kuvendin e Kosovës fitoi 14 ulëse për deputetët e saj, 2 nga koalicioni me Lëvizjen për Bashkim (LP), duke u renditur si grupi i tretë parlamentar në Kuvend.
Përkundër sjelljeve arrogante ndonjëherë të krerëve të saj, tani Lëvizja “Vetëvendosje”, ka rritur që të renditet forca e tretë politike në Kosovë, dhe që t’i ketë 450 pika nëpër Kosovë e diasporë, gjatë këtyre 6 vjetëve që ka.
Ndërsa, interesi për para, lëkundi edhe koalicionin e kësaj Lëvizje, ku dy deputetët e LP-së, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli, u larguan nga ky koalicion, pra nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ku një ndër arsyet thuhet të jetë ajo se “Vetëvendosja“, ka shpërdoruar dhe përvetësuar fondin për mbështetje të subjekteve politike, kurse e ka lënë Lëvizjen për Bashkim pa financimin e rregullt të paraparë nga institucionet shtetërore.
Ndërkaq, edhe në Kuvendin e Kosovës, partia opozitare ”Vetëvendosje”, është ajo që në shumicën e rasteve nuk është pajtuar me ligjet të cilat silleshin në Kuvend për t’u miratuar nga legjislativit. Në shenjë pakënaqësie deputetët e kësaj partie gjatë votimit të mbi 40 ligjeve që janë miratuar deri më tani, kanë votuar kundër, kanë abstenuar, ose në disa raste kanë zgjedhur mënyrë e lëshimit të seancave.
Apriori, paraprakisht të refuzohet një ligj pa argumente nuk është mirë të ndodh nga askush, sepse miratimi i ligjeve është një proces që kërkon kohë, të jenë në cilësinë e duhur. Pra, nuk është mirë në çoftë se dikush me paragjykime çofshin ato edhe me qëllime politike të pengoj procesin e nxjerrjeve të ligjeve. Mirëpo, në çoftë se subjektet që janë të përfaqësuara në Parlament, dhe të tjerët e shohin se ka mangësi serioze në ato ligje, atëherë është krejt normale dhe është pozitive të kundërshtojnë. Mirëpo, kur kundërshton, është mirë që të kesh fakte konkrete e jo vetëm sa për të kundërshtuar, dhe sa për të thënë se nuk po punohet në të mirë të vendit. Pra, të jenë të gjithë së bashku për të nxjerr apo miratuar ligje të mira, cilësore dhe të zbatueshme, në të mirë të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
NOA
(Autori jeton dhe vepron në Zvicër-Kryeredaktor në Radio Mitrovica)