Tiranë, 16 tetor 2011, NOA- Një shpërthim i fuqishëm i një bombole gazi ka ndodhur pak më parë pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë në kryqëzimin me rrugën "Myslym Shyri".. Ngjarja në fjalë mësohet të ketë ndodhur në ambientet e një banese dhe nga shpërthimi i bombolës ka ngelur e plagosur e zonja e banesës e cila ka pësuar dëmtime të lehta. Ndërkaq si rrjedhojë e shpërthimit janë dëmtuar krahas ambienteve të banesës edhe xhamat e disa makinave përreth. Lidhur me këtë rast uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa thuhet se ngjarja ka qenë aksidentale. a.y/NOA