English

Siri, vritet një fëmijë të shtënat shoqërojnë edhe funeralin

Damask, 16 tetor 2011, NOA- Forcat e sigurisë sirianë vranë dy persona të cilët merrnin pjesë në qendër të Damaskut në funeralin e një fëmije 10 vjeçar i mbetur i vrarë në protestat e djeshme. Ndërkaq një video e hedhur në YouTube dhe e transmetuar nga televizionet arabe jep çastet e fundit të djaloshit 10 vjeçar Ibrahim Shayban ndërsa mjekët tentojnë ta mbajnë në jetë. Në video demonstrohet edhe i ati i djalit Ibrahim, i cili akuzon qeverinë Ruse dhe Kineze, duke i fajësuar se penguan që populli sirian të mbrohej. a.y/NOA

KOMENTE