English

Strauss-Khan në telashe për një rrjet prostitutash

Paris, 16 tetor 2011, NOA – Ish kreu i FMN-së është në qendër të zërave për çeljen e një rrjeti prostitucioni në qytetin Lilë të Francës. Pasi doli i pafajshëm nga akuzat për abuzim seksual ndaj një shërbyeseje në një hotel të Nju Jorkut, Dominique Strauss-Kahn ka kërkuar të dëgjohet në kaudër të një hetimi të nisur mbi një rrjet prostitutash të hapur prej disa muajsh në Lilë, në veri të Francës. Ish-drejtori i FMN-së bëri me dije se do të ndërhyjë e të flasë sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë fund zërave të ligj që qarkullojnë kohët e fundit në Francë. Emri i socialistit Dominique Strauss-Kahn qarkullon prej disa muajsh në qytetin verior të Lilës i lidhur me një çështje prostitucioni. mit/NOA

KOMENTE