Izrael, 16 tetor, NOA - Shkencëtarë izraelitë për kompjuterë e kanë krijuar programin për analizën e teksteve, i cili mund të zbulojë kush e ka shkruar Biblën.
Këta dhe shkencëtarë të cilët studiojnë Biblën kanë krijuar në Universitetin e Tel Avivit një algoritëm të posaçëm, i cili duhet të sqarojë se a janë të gjitha pjesët e këtij libri punë e një autori.
Shumë besojnë se Toran, pesë librat e parë të Biblës i ka shkruar një njeri, Moisiu. Mirëpo, shumica e shkencëtarëve besojnë se Biblën e kanë shkruar më shumë autorë, ndërsa sistemi mund të ndihmojë në analizën e shumë elementeve, nga struktura e fjalive deri te lënda e tekstit.
Algoritmi me një siguri të madhe do të tregojë se një pjesë të caktuar të tekstit e ka shkruar një person apo shumë sish, si dhe në pasuse a ndërrohen, apo jo, autorët.
Ky algoritëm është prezantuar në konferencën e 49-të të shoqatave të linguistëve kompjuterik në Portland, dhe të gjithë pjesëmarrësit e kanë përshëndetur këtë zbulim duke theksuar se shpresojnë se ai do t’u ndihmojë për tejkalimin e vështirësive të cilat i mundojnë shumë nga ata- reakcionin subjektiv dhe shpjegimin e Biblës.
NOA